U inaugurua këtë të mërkurë Qendra Rinore Multifunksionale Lushnjë pjesë e projektit “Çliro potencialin e të rinjve të Lushnjës”, fituar nga Bashkia Lushnjë.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë kryebashkiakja Eriselda Sefa, Marie AUGOUY Përfaqësuese e Delegacionit të BE në Shqipëri,
Adelina Farrici Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore në Shqipëri, si dhe Elton STAFA Përfaqësues i projektit “BE për Bashkitë”.
Znj.Sefa falenderoi partnerët e huaj për mbështetjen e shtuar Bashkisë Lushnjë përmes implementimit të disa projekteve me natyrë socio-kulturore në këtë Bashki.
Pas ceremonisë inauguruese, aktiviteti vijoi me një ekspozitë pikture dhe riciklimi për promovimin e vlerave të BE-së, si dhe debatin rinor me temë: “Qyteti im në familjen e BE”.
Ky projekt zbatohet nga Bashkia Lushnje në kuadër të skemës së granteve “BE për Bashkitë”, i financuar nga Bashkimi Evropian.






