Dhënia me qira e pronave shtetërore është e rregulluar përmes një kuadri ligjor dhe administrativ që synon të sigurojë një menaxhim të drejtë dhe të qëndrueshëm të pasurive shtetërore.

Udhëzimi Nr. 1 “Për rregullat, procedurat e kërkimit, të shqyrtimit e të miratimit të kërkesave për dhënie në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor publik”, VKM nr. 54 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, ku përfshihen trojet, objektet etj. dhe VKM Nr. 373 datë 20.6.2018 “Për përcaktimin e kritereve, të rregullave, procedurave dhe kontratës tip për dhënien me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit”, përmbajnë dispozita specifike që mbulojnë kritere të përzgjedhjes, procedura të aplikimit dhe miratimit, si dhe kushtet e kontratave për fondin pyjor dhe kullosor, tokat bujqësore, pasuritë shtetërore ku përfshihen trojet, objektet etj.

 

 

AlbaniaUSA