NJOFTIM
Bashkia Lushnje në kuadër të programeve sociale të strehimit, konkretisht programit të subvencionimit të qirasë, në përputhje me proçedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, VKM nr.384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo program social të strehimit, dhe afateve e proçedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, VKM nr. 459, datë 03.07.2019 ” Për rregullat për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit, mënyrën e financimit të subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin”, VKM nr. 362, datë 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” si dhe VKM nr.301, datë 15.04.2021, “Për normat e strehimit”.
Njofton të gjithë të interesuarit të depozitojnë kërkesën e tyre dhe dokumentacionin ligjor si më poshtë vijon:
Dokumentat duhet të jenë të lëshuar brenda 3 muajve të fundit nga momenti që qytetari bën aplikimin/ rifreskimin e dokumentacionit.
Dokumentacioni i sipërcituar plotësohet duke aplikuar ne sistemin e.albania ne Bashki deri në datën 30.11.2026
Në zbatim të, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.666 datë 10.10.2019 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e Arsimit Parauniversitar, si dhe format e tjera të përkujdesjes ndaj kategorive të vecanta në Institucionet Arsimore Parauniversitare Publike” të ndryshuar, me qëllim që çdo fëmijë / nxënës të mund të jetë i vlerësuar, të regjistrohet dhe të ndjekë arsimin në institucione arsimore parauniversitare publike në vitin shkollorë 2026-2027 në arritjen e qëllimit, ka planifikuar bursa për nxënësit e arsimit parauniversitarë.
Mbështetur në kriteret e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.666, datë 10.10.2019, të ndryshuar, përfitojnë bursë:
2.1 Kriteri ekonomik:
a) nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët ndjekin procesin mësimor në largësinë mbi 5km nga vendbanimi i përheshëm i tyre, qe plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që akomodohen në konvikte publike. (Për nxënësit në arsimin profesional nuk zbatohet kushti i akomodimit në konvikte publike)
b)nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9-vjecare brënda rrezes prej 5 km ,të cilët plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr1 , dhe që akomodohen ne konvikte publike.
c) nxënësit, femijë të familjeve në nevojë, që janë regjistruar në arsimin bazë, por në pamundësi financiare, nuk ndjekin arsimin bazë.
2.2 Kriteri i rezultateve te arritura
Nxënësit e arsimit profesional, të cilët kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9(nënte) deri në 10 (dhjetë).
2.3 Kriteri joekonomik:
a) nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit,
b) nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendime gjykate të formës së prerë,
c) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, si dhe nxënësit me aftësi te kufizuara, të vërtetuar nga komisioni mjekoligjor.
ç) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë
d) nxënësit, femijë të personit / personave që gëzojnë statusin e invalidit
dh) nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane , të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional
e) nxënësit të cilët janë indentifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qënieve njërëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror,
ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm, te Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë të Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në kryje dhe për shkak të detyrës.
f) nxënëset (vajza) të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanikë , elektroteknikë , elektronikë, përpunim druri , gjeodezi , shërbim mjete transporti , termo- hidraulikë.
g) nxënësit me një prind, kur njëri prej prindërve nuk jeton.
gj) nxënëset , të cilat regjistrohen në arsimin profesional në të gjitha drejtimet mësimore, , përjashtuar ato që përfitojnë nga shkronja ”f ”, e këtij vendimi , trajtohen me 50% të bursës.
2.4 Kriteri i degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm:
a) nxënësit, të cilët ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional në drejtimet mësimore bujqësi , veterinari , pyje, ndërtim ,peshkim, detari , gjeologji – miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të mësipërm do të jetë data 10.11.2026.
Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Integrimit, Politikave Sociale dhe Informimit, Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Promovimit, Rinisë dhe Turizmit, Bashkia Lushnje.
Në zbatim të ligjit Nr.22/2018 “Për strehimin social”, çdo subjekt publik si edhe çdo subjekt privat që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim, nëse janë të interesuar të paraqiten pranë Bashkisë Lushnje për t’u regjistruar si “Pronar social”.
Subjekti publik, ose privat fiton statusin “Pronar social” kur:
Pronari social dhe Bashkia Lushnje në vijim do të nënshkruajnë një marrëveshje, që do të parashikojë:
Të gjithë të interesuarit, mund të paraqiten pranë zyrës së Strehimit, Bashkia Lushnje.
Bashkia Lushnje publikon grafikun e Dëgjesave Publike që do të zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative dhe Rajonet e qytetit të Lushnjës në kuadër të Hartimit te “Buxhetit për vitin 2027”, Hartimin e “Paketës Fiskale për vitin 2027” si dhe “Projektbuxhetin Afatmesëm 2027-2029”.
Ftohen të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit të bëhen pjese e diskutimeve aktive!

Bashkia Lushnjë njofton se, në kuadër të organizimit dhe menaxhimit të qarkullimit të mjeteve të transportit të mallrave në qytetin e Lushnjës, njofton të gjithë qytetarët, drejtuesit e mjeteve dhe subjektet tregtare se, bazuar në Urdhrin Nr. 260, datë 22/09/2026, janë vendosur kufizime të qarkullimit të mjeteve si më poshtë:
Për mjetet e transportit të përzier (ATP), me masë maksimale të autorizuar deri në 3.5 ton:
Ndalohet qarkullimi çdo ditë, në oraret 07:00–12:00 dhe 18:00–22:00.
Për mjetet e transportit me masë maksimale të autorizuar 3.5–6.5 ton:
Ndalohet qarkullimi çdo ditë, në oraret 07:00–13:30 dhe 15:30–22:00.
Për mjetet me tonazh të rëndë, mbi 6.5 ton (betoniere, kamionë, trajlerë etj.):
Ndalohet qarkullimi në intervalin 06:00–00:00.
Kufizimet e qarkullimit zbatohen në zonat dhe akset rrugore të përcaktuara në urdhër, ndër të tjera: Bulevardi “Kongresi”, deri te Rrethi i Plasmasit, Rruga “Pavarësia”, Rruga “Uan Kondakçiu” (tek Ypsiloni), Rruga “Besim Nuri”, Rruga “Ahmet Vogli” dhe Rruga “Azem Quka”.
Përjashtohen nga këto kufizime mjetet e shërbimeve të urgjencës, zjarrfikësit, policia, mjetet e transportit urban dhe mjetet e transportit turistik, si dhe rastet e tjera të përcaktuara në urdhër.
Subjektet tregtare duhet të respektojnë oraret e lejuara të qarkullimit dhe sinjalistikën përkatëse.
Bashkia Lushnjë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për zbatimin e këtij urdhri, me qëllim garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt dhe të rregullt në qytet.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Klikoni në link-un e mëposhtëm për tu njohur më tepër me Urdhërin dhe Planin e vendosjes së lëvizjeve së automjeteve të transportit të mallrave në qytetin e Lushnjes.
Këshilli Bashkiak Lushnjë në bashkëpunim me administratën e bashkia Lushnjë zhvilluan dëgjësat Publike në kuadër të projektligjit “Për Ndarjen Administrativo-Territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Republiken e Shqipërisë.”
Prej datës 7 shtator 2026 deri më 14 shtator 2026 sipas një kalendari të përcaktuar më herët dhe të njoftuar gjithashtu në faqem zyrtare të bashkia Lushnjë dhe Njësitë Administrative, u zhvilluan në total 12 Konsultime Publike, konkretisht për 10 Njësitë Administrative dhe 5 Rajone.
Qytetarët dhe Grupet e Interesit patën mundësi të shprehnin mendimin e tyre mbi ndarjen e re Admininistrativo-Territoriale të propozuar, të cilat janë dokumentuar.
Shqyrtimi i propozimit për “Për Ndarjen Administrativo-Territoriale të Njësive te Qeverisjes Vendore në Republiken e Shqipërisë”, do ti kalojë Këshillit Bashkiak Lushnjë për miratimin ose jo të mendimit zyrtar.

























Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftim dhe konsultim publik”, ligjit Nr.139/2015 datë 17/12/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar, neni 18, të Rregullores së Këshillit Bashkiak për konsultimet publike, nenit 108, pika 2 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë , shkresës me Nr.3573 Prot, datë 31.07.2026, protokolluar në Bashkinë Lushnjë me Nr.7595, datë 03.08.2026 si edhe Projektligjit “Për Ndarjen Administrativo – Territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë.”
Ju njoftojmë se do të zhvillohen konsultime publike në kuadër të:“Ndarjes administrativo -territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë.”
Takimet do zhvillohen sipas kalendarit të mëposhtëm:
7 Shtator 2026
8 Shtator 2026
9 Shtator 2026
10 Shtator 2026
11 Shtator 2026
14 Shtator 2026
Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këto konsultime, të njihen me propozimet dhe të shprehin mendimet, sugjerimet dhe qëndrimet e tyre lidhur me procesin e ndarjes administrative-territoriale.
Pjesëmarrja dhe zëri i qytetarëve janë të rëndësishëm për një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.
Projektligjin e plotë mund ta aksesoni duke klikuar në linkun mëposhtë:
Në kuadër të Thirrjes XI të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, ju informojmë se më datë 02 Korrik 2026 janë hapur zyrtarisht aplikimet.
Programi u ofron mundësinë të rinjve të moshës 21–29 vjeç, të diplomuar në një program studimi të ciklit të parë (Bachelor) ose të ciklit të dytë (Master), të zhvillojnë një praktikë pune pranë institucioneve publike, duke përfituar:
Afati i aplikimit për kandidatët është deri më 16 Gusht 2026.
Aplikimi kryhet vetëm online në platformën zyrtare: https://praktika.rinia.gov.al.
Për më shumë informacion mbi kriteret e aplikimit, procedurat, dokumentacionin dhe detajet e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, ju lutemi referojuni faqes zyrtare të programit.
Bashkia Lushnje ka përzgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Vendor të Rinisë Lushnje ( KVR), mes individëve që kanë shprehur interes përgjate 30( tridhjetë) ditëve të shpalljes së thirrjes publike për anetarësim në KVR.
Këshilli Vendor i Rinisë në mandatin e tij 2(dy) vjeçar do të përbëhet nga :
Këshilli Vendor i Rinisë (KVR), drejtohet nga Kryetari i Bashkisë në cilësinë e Kryetarit të KVR –së.
Mandati i anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë është 2 (dy) vjeçar me të drejtë riemërimi.
KVR mblidhet jo më pak se 4( katër) herë në vit dhe kur janë të pranishëm të paktën gjysma e anëtarëve të tij.
KVR do të mbështetet nga sekretariati teknik, i cili do të përzgjidhet në mbledhjen e parë të tij.