NJËSIA PËR HARTIMIN E PROJEKTEVE DHE INTEGRIMIN EUROPIAN

 

Njësia për Hartimin e Projekteve dhe Integrimin Europian është pjesë e strukturës organizative të Bashkisë Lushnjë dhe ka si mision kryesor nxitjen e zhvillimit vendor nëpërmjet hartimit, promovimit dhe ndjekjes së projekteve, si dhe mbështetjen e procesit të integrimit europian në nivel lokal.

Njësia angazhohet në identifikimin e programeve dhe mundësive të financimit nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë, përgatitjen e aplikimeve për projekte, koordinimin me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ndjekjen e zbatimit të projekteve të miratuara, në bashkëpunim me drejtoritë dhe strukturat përkatëse të Bashkisë.

 

Një tjetër drejtim i rëndësishëm i punës së saj është informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve mbi Bashkimin Europian dhe procesin e integrimit të Shqipërisë. Në këtë kuadër, Njësia organizon aktivitete edukative, informuese dhe sensibilizuese, veçanërisht me të rinjtë, fëmijët dhe komunitetin, duke promovuar vlerat europiane, demokracinë, barazinë, të drejtat e njeriut, gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen qytetare.

Nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë lokalë, Njësia synon të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e Bashkisë Lushnjë, të rrisë kapacitetet për përthithjen e fondeve dhe të afrojë qytetarët me standardet dhe vlerat e Bashkimit Europian

 

 

Vendim për Bashkërendimin dhe Koordinimin e Procesit të Integrimit Europian ndërmjet Qeverisjes Qëndrore dhe Njësive të Vetëqeverisjes Vendore