Këshilli Bashkiak Lushnjë  në bashkëpunim me administratën e bashkisë Lushnjë mbyllën kalendarin e Dëgjesave Publike në kuadër të hartimit të Buxhetit 2026, Paketës Fiskale 2026 si dhe Projekt-buxhetit Afatmesëm 2026-2028. Referuar rregulloreve të zhvillimit të Dëgjesave Publike, pas hartimit të kalendarit dhe afishimit të këtij kalendari në Njësitë Administrative dhe Rajonet e qytetit, u zhvilluan takimet me të gjitha komunitetet e bashkia Lushnjë, specifikisht në të gjitha qëndrat e Njësive Administrative dhe Rajonet e qytetit të Lushnjës. Në Dëgjesat Publike, përvec detyrimit të pjesmarrjes së drejtuesve të Njësive Administrative dhe kryetareve të fshatrave, ishin të pranishëm banorë, përfaqësues të bizneseve, grupeve të tjera të interesit e në shumë raste edhe përfaqësues nga media lokale. Pjesë e kalendarit të Dëgjesave Publike ishin edhe takimet me pensionistët si dhe të rinjtë dhe të rejat e Lushnjës. Kryetarja e bashkisë Lushnjë Znj.Eriselda Sefa, Kryetari i Këshillit Bashkiak Lushnjë z.Erjet Dhima si dhe  përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak sipas zonave që përfaqësojnë, diskutuan dhe pranuan propozime dhe rekomandime mbi prioritetet që bashkia Lushnjë duhet të ketë në Buxhetin e vitit 2026.   Znj.Eriselda Sefa e konsideroi me rëndësi qasjen e administratës së bashkisë Lushnjë, por edhe të Këshillit Bashkiak për të trajtuar me kujdes prioritetet sipas zonave, pa cënuar shpërndarjen e fondeve në mënyrë të njëjtrajtshme në Njësitë Adminstrative dhe Rajonet. Znj.Sefa sqaroi se infrastruktura bujqësore bashkë me investimin ne mjetet teknologjike që I shërbejne ndërhyrjeve në infrastrukturën bujqësore dhe jo vetëm, do të kenë një vëmendje të shtuar në Buxhetin e 2026 që do ti propozohet për miratim Këshillit Bashkiak Lushnjë. Investimet në infrastrukturën rrugore në zonat urbane dhe rurale mbeten ende pjesa më e madhe e projekteve që kërkohen të investohen, ndërkohe që nuk mbeten pas detyrimet për alokuar fondet e nevojshme në buxhetin e ri për shërbimin e pastrimit, shërbimet sociale apo edhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe shëndetësore. Fondi rinor, zërat që lidhen domosdoshmërisht me aktivitetet kulturore dhe artistike në Lushnjë, e natyrisht edhe sporti, do të vazhdojnë të kene vëmendjen që Lushnja meriton. Projekt-buxheti 2026 synon të jetë gjithëpërfshirës dhe me impakt të rëndësishëm në vijimin e punës për transformimin rrënjësor të Lushnjës.

Ketu do të gjeni :

RAPORT I DEGJESAVE PUBLIKE PER PBA 2026-2028