Projekti “Distance & Remote Education to Achieve More” (DREAM) është një projekt Erasmus+ që fokusohet në të nxënët në distancë, me fokus të veçantë individët që jetojnë në zonat rurale.

Bashkia Lushnje është partner i projektit së bashku me 6 partnerë të tjerë nga: Franca, Italia, Turqia, Maqedonia, Plolonia dhe
Portugalia.

Objektivat dhe rezultatet e projektit ndër të tjera përfshijnë:
– të zhvillojë aftësitë dhe kualifikimet e mësuesve të shkollave fillore në IT (72 mësues të shkollave fillore do të trajnohen drejtpërdrejt në kompetenca dixhitale
– të ofrojë trajnime për kolegët e tyre në nivel lokal
– krijojë materiale të mësimit në distancë (minimumi 120 plane mësimore dhe video mësimore të gatshme) për shkollën fillore në tetë gjuhë (gjuha e secilit partner me një përkthim në anglisht)
– të krijojë një sërë dokumentesh mbi aspektet sociale dhe psikologjike të mësimit në distancë për stafin e shkollave fillore, familjet dhe bashkitë
– të krijojë një platformë offline/online për publikimin e videove për nxënësit e shkollave fillore, planet mësimore për mësuesit dhe çdo material tjetër që do të krijohet
– të zvogëlojë rrezikun e braktisjes së hershme të shkollës për shkak të mësimit në distancë me 10% në nivel lokal dhe nëse është e mundur në nivel rajonal

www.dreamdream.eu