Titulli i projektit : ENFORSA – Përmirësimi i menaxhimit të pyjeve dhe parandalimi i rrezikut nga zjarret përmes analizës së avancuar hapësinore dhe masave të aplikuara në zonën ndërkufitare

 

Kohezgjatja e projektit: 24 muaj

 

Donatori: Projekti zbatohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA INTERREG VI-A “Greqi – Shqipëri 2021–2027”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe nga fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

 

Buxheti total: 727.883€

 

Partneret:

  • Bashkia Lushnje
  • Organizata Helenike Bujqësore – Dimitra

 

Sektori: Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike dhe parandalimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore

 

Pershkrimi i Projektit: Projekti ENFORSA trajton kërcënimin në rritje të zjarreve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike në dy zona ndërkufitare të cenueshme: Amynteo (Greqi) dhe Lushnje (Shqipëri). Të pasura me pyje dhe tokë bujqësore, të dyja zonat përballen me rreziqe në rritje për shkak të frekuencës dhe intensitetit në rritje të zjarreve. ENFORSA synon të zhvillojë dhe zbatojë strategji inovative të bazuara në të dhëna për parandalimin, përgatitjen dhe menaxhimin e zjarreve, duke kombinuar teknologjinë e përparuar me masa praktike në terren për të rritur qëndrueshmërinë lokale. Projekti ndjek një qasje të dyfishtë:

– Përdorimi i Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS) për vlerësimin dhe vendimmarrjen e avancuar të rrezikut të zjarreve.

– Zbatimi i masave në nivel terreni, siç janë pajisjet e menaxhimit të zjarreve dhe planifikimi lokal i mbrojtjes civile.

ENFORSA gjithashtu ofron automjete zjarrfikëse, mjete të mbrojtjes civile dhe promovon kërkime të per te eksploruar infrastrukturën e gjelbër për rezistencën ndaj klimës.

Për të forcuar ndërgjegjësimin publik, projekti do te zhvilloj një aplikacion celular që ofron të dhëna në kohë reale mbi rreziqet e zjarrit dhe këshilla ekologjike dhe organizoj evente për të informuar dhe përfshirë komunitetet lokale. Duke integruar teknologjinë, planifikimin lokal dhe angazhimin publik, ENFORSA ofron një model të replikueshëm për rezistencën ndërkufitare ndaj zjarreve dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

 

Rezultatet:

  • Një zonë ndërkufitare më e sigurt dhe më e gjelbër, e arritur përmes zbatimit të të paktën 1 plani të përbashkët për parandalimin e zjarreve dhe menaxhimin mjedisor, që mbulon zonat e synuara të Lushnjës dhe Amynteos.
  • Rritje e kapaciteteve të autoriteteve ndërkufitare, me të paktën 50–70 punonjës të trajnuar në parandalimin e rreziqeve, reagimin ndaj emergjencave dhe menaxhimin e zjarreve, të mbështetur nga mjete praktike dhe ushtrime të përbashkëta.
  • Pajisja e Shërbimit së Zjarrfikësve të Lushnjës me mjete të reja zjarrfikëse dhe zhvillimi i trajnimeve të specializuara për përmirësimin e kapaciteteve operacionale.
  • Rritja e sigurisë dhe mbrojtjes ndaj fatkeqësive natyrore, duke forcuar qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike në nivel lokal.
  • Zhvillimi i një aplikacioni që ofron informacione në kohë reale mbi zjarret dhe situatat emergjente, duke përmirësuar reagimin dhe informimin e qytetarëve.
  • Organizimi i takimeve komunitare dhe fushatave ndërgjegjësuese për rritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë nga zjarret dhe qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike.

 

 

***(english version)***

 

 

Project Title: ENFORSA – Enhancing forest management and fire risk prevention through advanced spatial analysis and applied measures in the Greece Albania border area

Project Duration: 24 months

Funding: The project is implemented within the framework of the INTERREG VI-A IPA Cross-Border Cooperation Programme “Greece – Albania 2021–2027”, co-financed by the European Union and by national funds of the participating countries

Total Budget: €727,883

Partners:

  • Municipality of Lushnje
  • Hellenic Agricultural Organisation – Dimitra

Sector: Climate change adaptation and natural disaster risk prevention.

Project Description: The ENFORSA project addresses the increasing threat of fires caused by climate change in two vulnerable cross-border areas: Amynteo (Greece) and Lushnje (Albania). Rich in forests and agricultural land, both areas face increasing risks due to the increasing frequency and intensity of fires. ENFORSA aims to develop and implement innovative data-driven strategies for fire prevention, preparedness and management, combining advanced technology with practical on-the-ground measures to increase local resilience. The project follows a two-pronged approach:

– Using Geographic Information Systems (GIS) for advanced fire risk assessment and decision-making.

– Implementing measures at the ground level, such as fire management equipment and local civil protection planning.

ENFORSA also provides firefighting vehicles, civil protection tools and promotes research to explore green infrastructure for climate resilience.

To strengthen public awareness, the project will develop a mobile application that provides real-time data on fire risks and ecological advice and organize events to inform and involve local communities. By integrating technology, local planning and public engagement, ENFORSA offers a replicable model for cross-border fire resilience and climate change adaptation.

 

Project Outcomes:

  • A safer and greener cross-border area, achieved through the implementation of at least one joint plan for wildfire prevention and environmental management, covering the target areas of Lushnje and Amynteo.
  • Increased capacities of cross-border authorities, with at least 50–70 staff trained in risk prevention, emergency response, and wildfire management, supported by practical tools and joint exercises.
  • Equipping the Lushnje Fire Service with new firefighting vehicles and providing specialized training to improve operational capacities.
  • Enhanced safety and protection against natural disasters, by strengthening local climate change resilience.
  • Development of an application providing real-time information on fires and emergency situations, improving response and public awareness.
  • Organization of community meetings and awareness campaigns to increase public awareness on fire safety and climate change resilience.