POLICIA BASHKIAKE

 


 

 

 

 


Baza Ligjore

 

Ligji Nr. 89/2022 PËR POLICINË BASHKIAKE

 

 


Shërbimet

 

Policia Bashkiake Lushnje ofron këto shërbime kryesore:

  • Kontrolli dhe lirimi i hapësirave publike
    Monitorimi dhe ndërhyrja ndaj zënies së paligjshme të trotuareve, rrugëve dhe ambienteve publike.

 

  • Vendosja e masave administrative
    Ndëshkimi i shkelësve të rregulloreve dhe akteve ligjore në fuqi, sipas kompetencave të përcaktuara.

 

  • Menaxhimi i parkimeve dhe qarkullimit urban
    Kontrolli i parkimeve të gabuara dhe bashkëpunimi për mbarëvajtjen e trafikut në qytet.

 

  • Kontrolli i aktiviteteve tregtare në hapësira publike
    Verifikimi i subjekteve për pajisje me leje dhe respektimin e kushteve të ushtrimit të aktivitetit.

 

  • Mbikëqyrja e transportit urban dhe ndërurban
    Monitorimi i mjeteve të transportit të udhëtarëve dhe mjeteve me tonazh të rëndë në territorin e bashkisë.

 

  • Mbrojtja e mjedisit dhe parandalimi i ndotjes
    Identifikimi dhe ndëshkimi i rasteve të ndotjes dhe shkeljeve mjedisore.

 

  • Bashkëpunimi institucional
    Koordinimi me Policinë e Shtetit dhe institucione të tjera për trajtimin e problematikave të përbashkëta.

 

  • Reagimi ndaj ankesave të qytetarëve
    Trajtimi i kërkesave dhe denoncimeve për problematika që lidhen me rendin publik dhe hapësirat e përbashkëta.

 

 


Misioni

Policia Bashkiake ka për mision garantimin e rendit dhe sigurisë publike në territorin e Bashkisë Lushnje, nëpërmjet zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe akteve vendore, duke siguruar përdorimin e drejtë të hapësirave publike, mbrojtjen e mjedisit dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

 


Vizioni

Të ndërtojmë një qytet të rregullt, të sigurt dhe funksional për qytetarët, ku ligji zbatohet në mënyrë të barabartë, hapësirat publike respektohen dhe shërbimi ndaj komunitetit ofrohet me profesionalizëm, transparencë dhe integritet.


Adresa/Kontakt

Lgj. Kongresi i Lushnjes, Bashkia Lushnje, kati i parë

 

 

Orari zyrtar i punës :

E hënë – e enjte : 08:00 – 16:30

E premte : 08:00 – 14:00

 

Numri i telefonit :

📞+355 35 221 734

 

 

Na ndiqni në faqen zyrtare të Facebook për më shumë informacion ose për të paraqitur ankesa dhe denoncime.

 

Policia Bashkiake Lushnje