Emri i aplikantit : Bashkia Lushnje

 

Titulli i projektit : Hartëzim Social në Bashkinë Lushnje (Social Mapping in the Municipality of Lushnja)

 

Sektori : Shërbim Social

 

Objektivat dhe rezultatet

 

Objektivi specifik:

– Të kontribuojë në përfshirjen sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Bashkinë e Lushnjës, përmirësimin e cilësisë së jetës si dhe nxitjen e kohezionit social në nivel lokal duke promovuar lokalizimin e Axhendës 2030 dhe objektivat e saj, në në veçanti, parimi Leave no One Behind – LNOB në bashkinë Lushnje.

 

Disa nga rezultatet e projektit përfshijnë:

– Hartimi i 10 (dhjetë) rekomandimeve në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshem për punën me fëmijët me aftësi të kufizuar.
– Krijimi i një raporti me të dhëna dhe rekomandime për gjendjen dhe nevojat e fëmijeve me aftësi të kufizuar në bashkinë Lushnje.