Të flasësh për dhunën në familje sot, natyrisht të shfaqen parasysh shumë sfida, me të cilat përballen sot mjaft familje, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Bashkia Lushnje ka ne fokus trajtimin dhe zgjidhjen e problematikave te cilat vijne si pasoje e dhunes ne familje apo me baze gjinore.
Ligji e përcakton dhunën në familje në formën e çdo veprimi apo mosveprimi të një personi ndaj një personi tjetër, që është apo ka qenë në marrëdhënie familjare, e që sjell si pasojë cenim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik.. Policia e Shtetit, si një ndër institucionet kryesore për parandalimin e dhunës dhe marrjen në mbrojte të personave të dhunuar, eshte vendi ku te të gjithë qytetarët duhet të denoncojnë çdo rast dhune në Policinë e Shtetit, në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital.
Ne Bashkine Lushnje, me date 01.12.2011 eshte nenshkruar marreveshja e bashkepunimit per ngritjen e mekanizmit te bashkerendimit te punes per referimin dhe trajtimin e rasteve te dhunes ne marredheniet familjare .Kjo marreveshje eshte ngritur ne baze te ligjit nr. 9669 date 18.12.2006 “Per masat ndaj dhunes ne marredhenie familjare” .
Te gjithe institucionet pjese e mekanizmit kane vendosur nje person pergjegjes per te referuar rastet e dhunes ne familje, prane koordinatorit te dhunes ne familje, ne drejtorine e sherbimit social ne bashki. Gjithashtu secili nga personat pergjegjes, kane detyrim ligjor, per te qene prezent dhe per te qene pjese e grupit multidisiplinor per te asistuar ne menaxhimin e rasteve te dhunes ne familje. Vendimet qe ndermerren per viktimen e dhunes ne familje asnjehere nuk jane iniciative e koordinatorit te dhunes ne familje por jane vendime te marra nga te gjithe perfaqesuesit e institucioneve pale e marreveshjes.
Gjithashtu ne momentin kur urdheri i mbrojtjes vjen zyrtarisht prane zyres se Sherbimit Social, zbatohet menjehere, duke i dhene pagesen prej 9900eke, viktimes se dhunes ne familje per aq kohe sa urdheri i mbojtjes shtrin efektet e tij. Bashkitë mbledhin statistika të thjeshta për rastet me UM që janë në skemën e ndihmës ekonomike, hedhin dhe ruajnë të dhënat online kurse institucionet e tjera, policia dhe NJA-të i ruajnë sipas formateve të përcaktuara Organi prites per viktimat e dhunes ne familje, pergjithesisht eshte Komisariati i Policise Lushnje i cili therret koordinatorin e dhunes per te asistuar viktimen kur merret ne pyetje nga oficeri i policies, nderkohe qe koordinatori i dhunes ne familje, ndihmon ne pergatitjen e dokumentave qe kjo familje te perfitoj nga programet sociale si psh.:
– ndihma ekonomike,
– pagesa per strehimin,
-sistemimi i femijeve ne cerdhe/kopesht/shkolla sipas moshes se femijeve,
-ndermjetesim me biznesin privat, qe keto gra te kene mundesi punesimi, deri ne perpjekjet per te gjetur dhe banese me qera ne menyre qe viktima e dhunes te lehtesohet nga ngarkesa dhe te kete mundesi te rehabilitohet se bashku me femijet.
Viti | Nr.i rasteve te viktimave te dhunes | Gra | Meshkuj |
2019 | 50 | 45 | 5 |
2020 | 100 | 88 | 12 |
2021 | 75 | 65 | 10 |
| 2022 | 88 | 78 | 10 |
Barazia Gjinore.
Gjithashtu nje fushe shume e rendesishme eshte edhe Barazia Gjinore.Në Bashkinë Lushnje me date 23.12.2022 është nënshkruar karta Europiane për barazinë gjinore të grave dhe të burrave në jetën e vendit. Bashkia Lushnje i është bashkuar 1912 bashkive të Europës. Ndërkohë, 14 prej ketye bashkive janë në Shqipëri. Nëse duam të arrijmë krijimin e një shoqërie të mbështetur në barazi, është thelbësore që organet e qeverisjes vendore dhe rajonale të marrin parasysh plotësisht përmasën gjinore në politikat, organizimin, dhe në praktikat e tyre të punës. Dhe, në botën e sotme dhe të nesërme, barazia e vërtetë ndërmjet grave dhe burrave është gjithashtu edhe kyçi për suksesin tonë ekonomik dhe shoqëror – jo vetëm në nivelet evropiane dhe kombëtare, Ne Bashkin Lushnje eshte prioritet i:
1-Eliminimi i të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore, praktikave të dëmshme dhe dhunës ndaj fëmijëve ,vajzave dhe grave .Dhuna ndaj femijeve grave dhe vajzave mbetet një nga çështjet më urgjente në shoqërinë shqiptare, që kërkon vëmendje dhe ndërhyrje prioritare.
2-Promovimi i punës së denjë, pagave të barabarta dhe të drejtave të punonjësve, si dhe i kalimit të grave nga ekonomia informale në atë formale, përmes reduktimit të segregimit në tregun e punës, rritjes së rolit drejtues të grave dhe të fuqisë së tyre negociuese në familje lidhur me vendimet ekonomike.
3-Kundërvënia ndaj normave gjinore ekzistuese brenda familjes dhe në tregun e punës, përmes njohjes së roleve dhe përgjegjësive të burrave dhe djemve.
4-Me rëndësi kyçe është zgjerimi i rolit udhëheqës të grave dhe vajzave. Është e pamohueshme se janë bërë përparime të konsiderueshme në fushat e pjesëmarrjes dhe të përfaqësimit të grave në role drejtuese. Në sajë të kuotave gjinore, në postet drejtuese ne bashkine Lushnje në këshillat bashkiakë, numri i grave deputete ne Kuvendin e Shqipërisë eshte rritur .
Te gjithe jemi te barabarte perpara ligjit dhe kane te drejte pa asnje diskriminim,per mbrojtje te barabarte
Ne dispzicionin tuaj jane : Linja e Keshillimit per gra dhe vajza .
Tel .116.117 pa pages ju degjon , ju jep keshillla profesionale, ndihme psikologjike dhe ju informon se ku duhet te drejtoheni per ndihme dhe sherbime rehabilitimi .
Bashkia Lushnje nepermjet Specialistes per Barazin Gjinore dhe Koordinatorit Vendor te Dhunes Ne Familje , ju orjenton dhe ju vjen ne ndihme me asistence psikologjike , ligjore etj.
