
Emri i aplikantit : Bashkia Lushnje
Titulli i projektit : “Të rinjtë për të rinjtë”
Sektori : Rinia
Objektivat dhe rezultatet:
Objektivi i përgjithshëm:
– të kontribuojë në fuqizimin e të rinjve nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës publike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për të rinjtë.
Objektivat specifik:
– të përmirësojë infrastrukturën dhe shërbimet për të rinjtë, duke rinovuar ambjentet e bibliotekës publike dhe duke krijuar dhe jetëzuar klubet e leximit.
Rezultatet:
1- Një (1) bibliotekë funksionale e rinovuar dhe me kushte optimale për të gjithë komunitetin e Bashkisë Lushnjë.
2- 20 klube leximi të krijuar dhe funksionalë.
3- Një (1) panair për promovimin e autorëve lushnjarë i organizuar.
