Zhvillimi i aftësive :
Zyra e këshillimit të karrierës ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive të idividëve dhe të rinjve në shumë mënyra:
- Identifikimi dhe përcaktimi i qëllimeve të tyre: Këshilluesi I karrierës ndihmon individët dhe të rinjtë në identifikimin e qëllimeve të tyre profesionale dhe personale,duke I ndihmuar ata të krijojnë një plan të qartë për të arritur objektivat e tyre.
- Orientimi për zgjedhjen e fushës së duhur të punës: Këshilluesi ndihmon në identifikimin e fushave të punës që përshtaten më mirë me aftësitë dhe interesat e tyre.
- Ofrimi I një mbështetje dhe udhëzim për planifikimin e karrierës : Dhënia e një informacioni dhe resurseve të nevojshme për të planifikuar hapat përpara në zhvillimin e një karriere, duke përfshirë shkollën ,trajnimet,praktikat dhe zbulimin e mundësive për punësim.
- Ndihmon në kërkimin e pozicioneve vakante dhe realizimin e intervistave. Këshilluesi I karrierës ndihmojnë me krijimin e CV – së së tyre,shkrimin e një letre motivimi si dhe me përgatitjen për intervistat e punës,duke ofruar këshilla dhe strategji efektive.
Në përgjithësi , zyra e këshillimit të karrierës është një burim i rëndësishëm I ndihmës dhe mbështetjes për të ndihmuar individët dhe të rinjtë në zhvillimin e aftësive dhe në arritjen e qëllimeve të tyre karshi një karriere të suksseshmë dhe të qëndrueshme.
