Biblioteka e qytetit Lushnjë

 

Përpjekjet e para për ngritjen e bibliotekës në qytetin e Lushnjës, datojnë në fund të viteve ’30 te shek. XX. Në atë kohë anëtaret e ‘Shoqënis Artistike-Letrare-Sportive ‘Kongresi i Lushnjës’, shprehen mendimin për ngritjen e një biblioteke në qendër të qytetit.
Megjithat kjo gjë u bë realitet vetëm më 30 maj te vitit 1946 kur bibilioteka e Lushnjës hap për herë të parë.

Sigurimi i librave u be ne mënyre vullnetare nga shume qytetarë lushnjarë, midis të cilëve mësuesi atdhetar Esat Libohova. Ai librat e shumtë personal ia dhuroi bibliotekës së qytetit. Ky gjest tepër domethënës u shoqërua edhe me te tjera dhurime duke plotësuar kështu nevojën kryesore për libra. Biblioteka zinte vetëm një dhome në ndërtesën e Ish Nënprefekturës ne katin e dyte te saj. Kjo bibliotekë qëndroi aty deri ne vitin 1971, për t’u zhvendosur ne një ndërtesë tjetër në katin e pare te pallatit 5-katesh te ish-kinema “Liria” ne mjediset e ish Klubi Sportiv ‘Traktori'”.
Ndërsa në vitin 2006 biblioteka u vendos përfundimisht ne katin e dyte te Muzeut Historik te qytetit, vend në të cilin ndodhet edhe sot.

Drejtorët ndër vite kane qene: Antigoni Knuti, Llamba Gjeci, Kandelie Zace, Hysen Dervishi (disa here), Razi Brahimi, Tefta Hoxha, Fatime Shtembari, Fatima Selmani, Elida Tushe, Kadri Fishta (disa here), Bilbil Cani, Shyqyri Sharka, Elida Myftiu, Andrea Liko, Luljeta Vodo ( e komanduar), Muharrem Sharka, Fatbardh Rustemi, Zharina Karroqe, Bledi Pupi dhe së fundmi Albana Haxhiu.

 

Punonjëset në vite kane qene: Zana Zeqo, Merushe Tolli, Faik Pajolli, Flora Dauti, Sherif Bali, Luljeta Gjermeni, Elvira Halili, Blerina Sula, Zahide Dema, Albana Haxhiu.

Ne fondin e tanishëm veç letërsisë shqiptare e të huaj biblioteka shërben me fjalor të shumëllojshëm dhe ne disa gjuhe dhe koleksionesh gazetash mbi 60 vjeçare.

Për kuriozitet Biblioteka Publike ne fondin e saj ruan dy Atlase në gjuhen ruse te viteve ’30 te shekullit te kaluar. Si përfundim mund te themi se biblioteka ka ndërtuar marrëdhënie të ndërsjella me autorë, botues dhe institucione brenda e jashtë vendit.

Fondi i librit të dhuruar dhe te blere shtohet ne vijimësi. Aty mund te gjesh literature nga Kuvendi i Shqipërisë, Banka Kombëtare, OSBE, UNICEF etj. Pa dyshim dhuruesit kryesore në vite kanë qënë dhe janë: Vath Koreshi, Faslli Haliti, Elmaz Qerreti, Halil Jacellari, Bexhet Jacellari, Hyqmet Hasko, Besnik Meta, Ptoleme Nushi, Kozma Gjini, Miltiadh Davidhi, Vasil Bozo, Jovan Jano, Jovan Byzhyti, Gëzim Hajdari, Ilir Levonja, Ton Zmali, Gëzim Baruti, Artur Koçi, Loni Papa, Spiro Dinaku, Pëllumb Guri, Albana Kozeli, Ilir Zhiti, Sokol Bregu, Murat Nezha, Bajame Hoxha Çeliku, Klodian Gjermeni, Miranda Meta, Visar Zhiti, Fatbardh Rustemi, Sokrat Ndrecka, Sherif Bali, Valter Dauti, Naun Kule, Baki Nezha, Bujar Xhaferri, Artur Koçi, Baktash Zoto, Anila Toni, Elvira Gorreja, Riza Taullau, Shpend Sollaku Noe, Ollga Selmani, Ndini Bardhi, Kudret Mebelli, Vangjel Bello, Themi Bello, Dhimiter Shtembari, Llaqi Toni, Petraq Dhana, Llazi Gjeko, Engjell Zederlia, Sami Gega, Andrea Liko, Harun Greca, Eriselda Sefa, Vergjil Xhafa, Bashkim Tabaku, Bashkim Xhafa, Niko Ferro, Gazmend Kapllani, Lindita Arapi, Kujtim Isufi, Xhoxhi Robo, Izet Shehu, Lili Cerma, Zamira Kurti Tutulani, e shumë të tjerë.