Eriselda Sefa është lindur në Lushnje, më 8 gusht 1983.

 

Prej vitit 2016 mban titullin Doktore e Shkencave në fushën e Historisë,

Ka ndjekur kurs pasuniversitar në “Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomaci”.

 

Gjatë viteve 2008 – 2012 ka shërbyer si Profesore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Shqipëri.

 

Që nga viti 2006 është pjesë e Administratës Publike, periudhë gjatë së cilës ka pasur disa funksione si:

 

  • Koordinatori Lokal i BE-së,
  • Shefi i Kabinetit,
  • Nënkryetar bashkie në Bashkinë Lushnje.

 

Ajo ka qenë pjesë e disa trajnimeve në fushën e Pushtetit Lokal, Barazisë Gjinore, të Drejtave të Njeriut, Lidershipit etj.

 

Ajo gjithashtu ka shërbyer si eksperte në disa projekte të Shoqërisë Civile.

 

Prej vitit 2021 mban postin e Kryetares së Bashkisë Lushnje.