Historiku i Muzeut Historik Lushnje
Përpjekjet për ngritjen e Muzeut Historik në Lushnjë, datojnë në vitin 1982. Në dokumente thuhej ndër të tjera se vendi ku do ndërtohej muzeu duhet të ishte pranë qendrës dhe buzë rrugës. Muzeu duhet të kishte një arkitekturë bashkëkohore dhe të veçantë nga ndërtesat e tjera të qytetit. Muzeu duhet të përfundonte se ndërtuari brenda vitit 1987. Muzeu duhet të pasqyronte historinë e Rrethit Lushnjë nga lashtësia e deri në vitet ’80. Muzeu duhet të kishte edhe një hapësirë të veçantë kushtuar Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Gjithashtu duhet të kishte kënde të veçantë kushtuar Arkeologjisë, Reformës Agrare, Arsimit dhe Luftës ndaj Analfabetizmit, Shëndetësia, Etnografia, e të tjera. Muzeu duhet të kishte nivel të lartë shkencorë sepse ndërtohej pas Muzeut Kombëtar në Tiranë dhe disa muzeve të tjerë të vendit.
Ndërkaq përgatitjet për ngritjen e Muzeut Historik duhet të përfundonin brenda 3 viteve periudhë në të cilën do mblidheshin dokumente, materiale dhe shumë objekte që ishin të shpërndarë në Dhomat Muzeale të fshatrave të Lushnjës.
Muzeu u përurua zyrtarisht më 21 Nëntor 1990. Drejtorët ndër vite: Vangjel Bardhi, Ilir Bello, Perikli Çuko, Gjergj Kola, Kujtim Sula, Donika Stambolliu, Caush Haka, Halil Jaçellari, Shaqir Greca, Bashkim Xhafa, Vasilika Hoxha, Niko Ferro.
Punonjës ndër vite Vangjel Bardhi, Nase Guga, Gëzim Libohova, Stilian Sallabanda, Halil Jaçellari, Perikli Çuko, Kliti Nushi, Lol Davidhi, Hasan Selimi, Ilir Çakalli, Donika Ferrua, Shaqir Greca, Ylli Myftiu, Sherif Bali, Urani Bardhi, Niko Ferro, Valmira Korreshi, Zharina Karroqe, Dorina Veizi, Ina Kaja, Anisa Zeneli, Samuel Kaja, Elvira Halili e shumë të tjerë.
