Bashki të Forta po mbështet Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në fushatën ndërgjegjësuese për një sezon turistik që promovon kulturën dhe mirëmenaxhimin e mbetjeve urbane. Pas fushatës së suksesshme fundvitin e kaluar, ku 29 bashki përcollën video mesazhe ndërgjegjësuese për një menaxhim efikas të mbetjeve urbane, me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, tani Ministria e Turizmit dhe Mjedisit duke evokuar krenarinë dhe bukuritë tona bën thirrje për më shumë angazhim dhe përgjegjësi.

 

Krenarë dhe pastërtorë që nga Shkodra gjer në Vlorë!

 

Bashki të Forta është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Swiss Development & Cooperation SDC) i zbatuar nga Helvetas.

 

Projekti ka si synim kryesor që qytetarët shqiptarë të përfitojnë nga përmirësimi i qeverisjes dhe i shërbimeve në nivel vendor sipas standardeve minimale dhe të përballueshme të miratuara për një sistem të qëndrueshëm në vend.

 

 

AlbaniaUSA