Shkëmbim eksperiencash në Qendrën Rinore Multifunksionale Berat
Të rinjtë e Qendrës Rinore Multifunksionale Lushnje patën mundësinë e një shkëmbimi rinor me të rinjtë e bashkive Berat dhe Përmet në ambientet e Qendrës Rinore Multifunksionale Berat. Znj. Esmeralda Harizi, Punonjëse Rinore, prezantoi të rinjtë me shërbimet dhe aktivitetet e Qendrës Multifunksionale Berat nga. Të rinjtë nga Bashkia Lushnje patën gjithashtu mundësinë të ndajnë eksperiencën e tyre dhe shërbimet e funksionet e Qendrës Rinore Multifunksionale Lushnje, ngritur falë projektit EU4Municiplaities.


“Histori Vullnetarizmi dhe Solidariteti të BE-së”
Përfaqësuesi i Rinisë në Bashkinë e Lushnjës, Z. Oriado Asanbejlli, gjithashtu pjesë e Këshillit Rinor Vendor në Bashkinë Lushnje, ndau përvojën e tij personale në projekte të ndryshme të financuara nga BE, si Erasmus+ dhe shkëmbime të tjera rinore të ngjashme. Të rinjtë e Qendrës Rinore Multifunksionale Lushnje ndanë gjithashtu eksperiencat e tyre të ngjashme.
“Aktivitete sportive”
Në ambientet e Qendrës Rinore Multifunksionale Lushnje si dhe ato të jashtme të shkollës fillore “Skënder Libohova” dhe gjimnazit “18 Tetori” u organizuan aktivitetet sportive:
-“Dita e futbollit”
– “Dita e volejbollit”
– “check-mate” (garë shahu)
– “Të gjithë të pedalojmë”



“Aktivitete sociale”
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Social, bashkinë Lushnje, të rinjtë diskutuan tema të ndryshme si:
- bullizmi,
- diskriminimi,
- barazia gjinore,
- gjuha e urrejtjes, etj.
Tema të cilat janë jo vetëm tema ne fokus të BE-së por edhe teprër aktuale për të gjithë të rinjtë.

“Art përmes poezisë”
Të rinjtë e talentuar të Klubit të Kulturës e Artit në Qendrën Rinore Multifunksionale Lushnje interpretuan poezi të shqipes dhe autorëve të njohur shqiptar e botëror e disa prej tyre edhe poezitë e shkruara nga vetë ata.

“Të mësojmë më tepër për BE-në”
Në pjesën e dytë të ditës, znj. Zemaida Kastrati Mozali, eksperte dhe profesore e temave të BE-së, ndau me të rinjtë informacione mbi: BE-në, institucionet e BE-së, historinë, si dhe mundësitë që BE-ja u ofron të rinjve përmes projekteve dhe programeve të ndryshme


Shkëmbim eksperiencash në Qendrën Kulturore Multifunksionale “Odhise Paskali”, bashkia Përmet
Të rinjtë e Qendrave Rinore Multifunksionale në bashkinë Lushnje dhe Berat patën mundësinë të vizitojnë Qendrën Kulturore Multifunksionale “Odhise Paskali” në Bashkinë Përmet, ku mësuan më shumë për kulturën vendase, historike të rëndësishme. evente, tradita etj. Të rinjtë vizituan gjithashtu edhe ambjentet e Qendrës Rinore Multifunksionale Përmet, ngritur gjithashtu me mbështetjen e skemës së granteve EU4Municipalities. Të rinjtë patën mundësinë e një vizitë në qytet ku u zhvillua aktiviteti i Klubit të Mjedisit “Të mësojmë për specie të ndryshme”. Stafi ndau informacione me të rinjtë mbi bimët dhe kafshët e ndryshme që gjendeshin më shumë në zonë dhe si të kujdeseshin për to duke qenë gjithashtu të vetëdijshëm për mbrojtjen e mjedisit.


“Të festojmë vlerat e BE-së”
Znj. Belisa Haxhiu, Këshilltare për Politikat e Zhvillimit Ekonomik, Bashkia Lushnjë, (ose stafi i bashkisë Lushnje) prezantoi të rinjtë me projekte, programe, platforma e partneritete të ndryshme të financuara nga BE-ja të cilat bashkia Lushnjë po zbaton aktualisht. Të rinjtë u inkurajuan të bëhen pjesë e projekteve të tilla dhe të kenë përvoja të bukura por mbi të gjitha të vlefshme në rritjen e tyre personale e me tej profesionale.

“Qytetari dhe Pjesëmarrja Aktive”
– Si t’i shprehim idetë tona në projekt propozime konkrete dhe t’i zbatojmë ato në komunitetin tonë
Të rinjtë e Qendrës Rinore Multifunksionale, bashkia Lushnje; patën mundësinë të shprehin idetë e tyre për projekt propozime konkrete për përmirësimin e shërbimeve dhe zonave rinore në qytet si për të gjithë komunitetin në përgjithësi. Ata plotësuan një format projekt-propozimi dhe e duke diskutuar e rrahur idetë e tyre për një shërbim të ri konkret rinor në përmirësim të jetës së komunitetit të bshkisë Lushnje.
“Vullnetarizmi në praktikë”
Të rinjtë e Qendrës Rinore Multifunksionale, Bashkia Lushnje; ndërmorën një nismë vullnetare pastrami në zona të ndryshme pranë godinës së Qendrës Rinore Multifunksionale, duke rritur ndërgjegjësimin e komunitetit, veçanërisht të fëmijëve që kalojnë pasditen në ambientet e jashtme të qendrës, për t’u kujdesur për mjedisin e organizuar iniciativa të ngjashme vullnetare në funksion të mbrojtjes së mjedisit ne komunitetin ku bëjnë pjesë.

“Shërbime Rinore”
Stafi i RisiAlbania dhe Zyrës së Këshillimit të Karrierës në bashkinë Tiranë ndanë informacion me të rinjtë e Qendrës Rinore Multifunksionale, Bashkia Lushnje; informacione mbi eksplorimin e aftësive të tyre për zgjedhjen e karrierës së ardhshme. Stafi i bashkisë Tiranë ndau me të rinjtë modelin e përdorur prej tyre, shrbim i cili do të ofrohet edhe ne mjediset e Qendrës Rinore Multifunksionale Lushnje. Të rinjtë pjesëmarrës ndanë dyshimet dhe sfidat e tyre në marrjen e një prej vendimeve më të rëndësishme, zgjedhjen e fushës përkatëse të studimeve universitare dhe karrierës dhe nevojën e një shërbimi të tillë të ri që do të ofrohet.

Shkëmbim eksperiencash në Qendrën Rinore Multifunksionale Lushnje
Të rinjtë e Qendrës Rinore Multifunksionale në Bashkinë Lushnje pritën në ambientet e qendrës të rinj nga Bashkia Berat dhe Përmet. Aktiviteti nisi me një lojë interaktive me mbështetjen e House of Europe në Shqipëri, falë së cilës të rinjtë jo vetëm shijuan lojën në grup, por edhe mësuan për kulturën dhe traditat e rajoneve të ndryshme në Shqipëri. Znj. Belisa Haxhiu, Këshilltare për Politikat e Zhvillimit Ekonomik në bashkinë Lushnjë; falenderoi të rinjtë e pranishëm nga bashkitë Përmet e Berat për përqafimin e kësaj nisme të përbashkët dhe ndau informacion mbi shërbimet rinore të ofruara në Qendrën Rinore Multifunksionale Lushnje, ngritur falë mbështetjes së skemës së granteve EU4Municipalities. Znj. Zemaida Kastrati Mozali, eksperte dhe profesore e temave të BE-së, gjithashtu iu bashkua aktivitetit dhe ndau me të rinjtë e tre bashkive informacione mbi BE-në dhe mundësitë që ofron për të rinjtë.
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, znj. Eriselda Sefa, i uroi të rinjve të pranishëm mirëseardhjen për të kaluar më pas në ceremoninë e ndarjes së certifikatave si symbol i arritjeve të të rinjve gjatë “Shkollës Verore 2023”, organizimin e tre kurseve falas dhe katër klubeve rinore, shërbime të ofruara në Qendrën Rinore Multifunksionale Lushnje pa pagesë.
Në mbyllje të aktivitetit dhe të gjithë aktiviteteve, të rinjtë e bashkive Lushnje, Përmet e Berat vizituan Manastirin e Ardenicës gjatë së cilës z. Niko Ferro, ndau informacione mbi historinë, kulturën, traditën dhe vlerat lokale të bashkisë Lushnje.




