ÇERDHET PUBLIKE

 

  • Çerdhja është një qendër shërbimi edukativ dhe shoqëror, që mundëson, së bashku me familjen, rritjen e tyre dhe edukimin.
  • Çerdhja është një ambient i një jete me ndërlidhje të shumta midis fëmijëve të grupit, e bazuar në respektin reciprok, në kujdesin për fëmijët dhe mirëqenien e përditëshme.

 

Qëllimet shoqërore-edukative të çerdhes janë:

  • Formimi i fëmijëve nën një kujdes të veçantë për  zhvillimin  e aftësive (intelektit, ndjenjat e dashurisë për   shokun, lidhjet shoqërore etj.).
  • Kujdesi ndaj fëmijëve për mirëqenien e tyre psiko-fizike. Mbështetja për familjet duke respektuar të gjitha “veçantitë” shoqërore dhe kulturale.

 

Në administrimin e bashkisë Lushnje janë 2 (dy) çerdhe publike në qytet të cilat frekuentohen nga 99 fëmijë.