MISIONI
Bashkia Lushnje ka ngritur tashmë Njësinë e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve. Proçesi i vlerësimit të nevojave të komunitetit për shërbime sociale është një komponent shumë i rëndësishëm i qeverisjes së mirë në nivel vendor i cili mundëson shërbime të orientuara drejt nevojave reale të komunitetit për të garantuar barazinë dhe të drejtat e barabarta për grupet në nevojë dhe vulnerabël.
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 20, të ligjit nr. 9355, datë 10.03.2015 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, NJVNR-ja i vjen në ndihmë të gjithë grupeve vulnerabël në territorin e Bashkisë Lushnje për ti garantuar barazinë dhe të drejtat grupeve si më poshtë:
1.Viktimave të dhunës në familje;
2.Personave me Aftësi të Kufizuar;
3.Familjeve me probleme të ndryshme sociale;
4.Familjeve në varfëri;
5.Grupeve të margjinalizuara;
6.Të moshuarvë që jetojnë në vështërsi ekonomike/probleme shëndetësore.
DETYRAT KRYESORE
- Identifikimi i rasteve të individëve dhe familjeve në nevojë;
- Vlerësimi fillestar i nevojave dhe i nivelit të riskut për individët në nevojë;
- Informimi dhe këshillimi publik mbi të drejtat dhe mundësitë për kujdes dhe trajtim, këshillimi për shërbimet shëndetësore dhe arsimore të mundëshme në nivel vendor , këshillimi për punësim, informim për pagesat sociale në të holla;
- Hartimi i planit individual për përkujdesje dhe mbështetje;
- Bashkërendimi i mbështtjes për individët dhe familjet në nevojë dhe referimi tek shërbimet e kujdesit social;
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për çdo individ;
- Mbikëqyrja në vazhdim e ecurisë së rasteve;
- Hedhja e të dhënave përkatëse për njësinë administrative.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
1.Vlerësimi i nevojave të komunitetit për shërbime sociale të orientuara drejt nevojave reale të komunitetit;
2.Identifikimin e nevojave dhe mënyra se si shpërndahen shërbimet ekzistuese;
3.Vlerësimin sistematik të programeve ekzistuese dhe planifikimet për përmirësimin e shërbimeve;
4.Rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve rreth problemeve të komunitetit dhe efektet që këto probleme mund të kenë mbi komunitetin e tyre;
5.Rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet rreth planifikimit të përbashkët komunitar.
