MZSH

Bashkia Lushnjë

 

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) , është strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, e menaxhuar me turne 24-orarëshe për shërbime operacionale.

 


 

Orari zyrtar i shërbimeve administartive:

 

Hënë e Enjte

08:00-16:30

E premte

08:00-14:00

 


 

Misioni 

 

Misioni i këtij shërbimi është inspektimi, parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.

 

Sektori i Shërbimit të MZSH-së në nivel vendor është strukturë në varësi të kryetarit të bashkisë:

 

Ajo përfaqëson strukturën bazë operuese dhe inspektuese në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në territorin që ka në juridiksion dhe raporton për realizimin e detyrave te Kryetari i Bashkisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së.

 


Detyrat e Sektorit të shërbimit të MZSH-së:

  • Organizon, drejton, koordinon veprimtarinë e shërbimit të MZSH për ndërhyrjen në rastet e shuarjes së zjarreve, shpëtimin e jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut;
  • Drejton shuarjen e zjarreve masive dhe kryerjen e veprimeve nga personeli zjarrfikës për shpëtimin e jetës së njerëzve dhe pronës;
  • Organizon punën për kontrollin e masave të mbrojtjes nga zjarri nëpërmjet inspektimeve të programuara dhe të autorizuara të objekteve në territorin e bashkisë në përputhje me parimet e legjislacionit në fuqi;
  • Përgjigjet për gatishmërinë e stacioneve zjarrfikëse, për automjetet dhe pajisjet zjarrfikëse për rritjen e efikasitetit në ndërhyrjen në kohë për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njerëzve në rastet e fatkeqësive të ndryshme;
  • Vlerëson miratimin e projekteve të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin,  çdo projekt të aplikuar në bashki si dhe çdo ndryshim destinacioni të përdorimit të objekteve apo aktiviteteve të ushtruara në to , për masat e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit;
  • Bashkëpunon me strukturat e pushtetit vendor për organizimin e punës për ngritjen e strukturave vullnetare të mbrojtjes nga zjarri dhe përshtatjen profesionale të tyre sipas përcaktimeve të ligjit 152/2015;
  • Organizon stërvitje demonstrative me komunitetin dhe me subjekte te ndryshme mbi dhënien e njohurive te mbrojtës nga zjarri.

 


 

Shërbimet e Sektorit të MZSH-së:

 

ZMSH-së kryen shërbimet administrative për subjekte të ndryshme private dhe publike, si më poshtë:

1) Vlerësimin e projektit të MZSH-së për strukturat zhvillimore dhe ndërtimore për subjektet private dhe publike, nëpërmjet sistemit e-leje.

2) Lëshimin e “Certefikatës së sigurisë nga zjarri” për kolaudimin e objektit dhe vazhdimin e ushtrimit të aktivitetit.

3) Lëshimin e vërtetimit për rënie zjarri

4) Kryerjen e Akt-Ekspertizës për zjarret e rënë me kërkesë të Oficerit të Policisë Gjyqësore