Aktivitete të zyrës së këshillimit të karrierës:

 

 

Zyra e këshillimit të karrierës ofron një sërë aktivitetesh dhe shërbimesh për të ndihmuar individët në zhvillimin e tyre professional.Disa nga aktivitetet përfshijnë:

 

  1. Këshillimi individual: Këshilluesi i karrierës zhvillon seanca individuale ku diskutojnë me individët për qëllimet e tyre, interesat, aftësitë dhe shqetësimet në lidhje me karrierën duke ndihmuar kështu në hartimin e planeve të veçanta dhe të personalizuara për zhvillimin e karrierës.

 

      2. Workshop-e /seminare : Organizon workshope dhe seminare të ndryshme për të ndihmuar në përmirësimin e aftësive të ndryshme profesionale si p.sh aftësitë e intervistës, shkrimin e  CV – së, menaxhimin e kohës, shamngien e konsumit profesional.

 

     3. Sesione trajnimi dhe këshillimi kolektiv : Përveç seancave individuale zyrat e këshillimit të karrierës mund të organizojnë grupet e diskutimit ,ku njerëzit e interesuar mund të marrin           pjesë në diskutime kolektive rreth temave të ndryshme të karrierës dhe zhvillimit personal.

 

     4. Materiale trajnimi dhe informacioni : Zyra e këshillimit të karrierës siguron informacion të ndryshëm rreth mundësive të karrierës, fushave të punës, universiteteve, trajnimeve                      praktikave. Këtu do të gjeni materiale trajnimi dhe literaturë të specializuar për ndihmë në orientimin dhe vendimmarrjen.