Nis falja e detyrimeve vendore/ Kategoritë që përfitojnë që përfitojnë dhe afatet

NJOFTIM

 

Bashkia Lushnjë njofton të gjithë qytetarët e interesuar se me daljen e Udhëzimit të Ministrisë së Financave ka nisur zbatimi i Ligjit nr. 86/2025 për faljen dhe lehtësimin e detyrimeve edhe të taksave dhe tarifave vendore.

 

Bashkia e Lushnjës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave vendore njofton qytetarët pronarë të njësive tregtare dhe bizneset, që rezultojnë debitorë për detyrimet vendore se mund të përfitojnë nga fshirja e plotë ose e pjesshme e detyrimeve, si dhe nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, sipas periudhës së krijimit të tyre.

 

Sipas përcaktimeve të ligjit, detyrimet që i përkasin periudhës deri më 31 Dhjetor 2014 fshihen plotësisht, pa kryer asnjë pagesë dhe pa pasur nevojë për asnjë veprim nga ana e taksapaguesit vendor.

Për detyrimet e periudhës 1 Janar 2015 – 31 Dhjetor 2019, parashikohen dy alternativa për përfitim:

  • pagesa e 50% të principalit deri më 30 Qershor 2026, me faljen e pjesës tjetër,
  • ose pagesa e 75% të principalit deri më 31 Dhjetor 2026, me faljen e pjesës së mbetur.

Në të dy rastet falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.

 

Gjithashtu, në rastet kur principali është paguar më herët dhe kanë mbetur vetëm gjoba apo kamatëvonesa, edhe këto detyrime falen.

 

Për detyrimet e krijuara në periudhën 1 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2024 kërkohet pagesa e plotë e principalit deri më 31 Dhjetor 2026.

 

Pas kryerjes së pagesës, falen gjobat dhe kamatëvonesat.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që, gjatë kryerjes së pagesës, të specifikojnë me patjetër në përshkrim se pagesa po realizohet në bazë të ligjit të faljes.

Për çdo paqartësi ose informacion të mëtejshëm, taksapaguesit lushnjarë mund të shkruajnë në adresën elektronike info@bashkialushnje.gov.al ose të paraqiten pranë sporteleve fizike të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore pranë bashkisë Lushnjë.

 

Nga kjo falje përjashtohen subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetim penal për vepra në fushën tatimore dhe doganore.

 

Subvencionimi i qerasë / Bashkia Lushnje hap aplikimet (Faza e dytë)

NJOFTIM

 

 

Bashkia Lushnje në kuadër të programeve sociale të strehimit, konkretisht programit të subvencionimit të qirasë, në përputhje me proçedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, VKM nr.384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo program social të strehimit, dhe afateve e proçedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, VKM nr. 459, datë 03.07.2019 ”Për rregullat për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit, mënyrën e financimit të subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin”, VKM nr. 362, datë 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” si dhe VKM nr.301, datë 15.04.2021, “Për normat e strehimit”.

 

Njofton të gjithë të interesuarit të depozitojnë kërkesën e tyre dhe dokumentacionin ligjor si më poshtë vijon:

 

  • Fotokopje e kartave te identitetit
  • Çertifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile;
  • Certifikatë familjare;
  • Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social,
  • Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes
  • Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;
  • Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
  • Vërtetimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës qe aplikanti apo cdo pjesëtar tjetër i familjes në moshë madhore nuk ka aplikuar për legalizim banese.
  • Akt Verifikim nga njësia vendore për: – banesat në rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore; – banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
  • Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
  • Akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.
  • Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
  • Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
  • Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
  • Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
  • Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
  • Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
  • Urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
  • Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;
  • Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
  • Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
  • Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.
  • Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
  • Dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e punesuar dhe te vetëpunësuar të familjes;
  • Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
  • Vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
  • Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension
  • Kontrata e qerasë me afat 1-vjeçar (duhet të jetë e noterizuar).

 

Dokumentacioni i sipërcituar plotësohet duke aplikuar ne sistemin e.albania ne Bashki duke filluar nga data 10.05.2026 deri në datën 24.05.2026.

 

Dokumentat duhet të jenë të lëshuar brenda 3 muajve të fundit nga momenti që qytetari bën aplikimin/ rifreskimin e dokumentacionit.

 

Zhvillimi i zonave prioritare për aplikimin “Paketa e Maleve”/ Ja kalendari i Dëgjesave Publike në 4 Njësi Administrative

Bashkia Lushnjë njofton të gjithë qytetarët, grupet e interesit, media dhe cdo palë të interesuar se në kuadër të “Zhvillimit të zonave prioritare për aplikimin “Paketa e Maleve” do të organizohen Dëgjesa Publike në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Lushnjë dhe Njësitë Administrative Kolonjë, Dushk, Karbunarë dhe Hysgjokaj të shpallura “Zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Lushnjë”.

 

Bashkia Lushnjë fton të gjitha palët të bëhen pjesë e këtyre Dëgjesave sipas kalendarit të mëposhtëm: në datën 4 maj në Njësinë Kolonjë, në 5 maj në Njësinë Dushk, në 6 maj në Njësinë Karbunarë dhe në 7 maj në Njësinë Hysgjokaj.

 

Njoftim Licencimi për tregtim me pakicë të karburanteve dhe gazit të lëngshëm (GLN)

NJOFTIM ZYRTAR

 

Bashkia Lushnje njofton të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit me pakicë të karburanteve dhe gazit të lëngshëm (GLN) në territorin e saj se:

Në mbështetje të Ligjit nr. 8450, datë 24.02.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 970, datë 02.12.2015, të ndryshuar, ushtrimi i këtij aktiviteti lejohet vetëm pasi subjekti të jetë pajisur me licencën/autorizimin përkatës.

 

 

Detyrohen të paraqiten pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Lushnje:

  1. Subjektet që aktualisht ushtrojnë aktivitetin e tregtimit me pakicë të karburanteve/GLN pa licencë të vlefshme.
  1. Subjektet e reja që kanë nisur aktivitetin, por nuk janë pajisur me licencë.
  2. Subjektet të cilave u ka përfunduar afati i licencës dhe duhet të kryejnë rinovimin.

 

 

Sanksionet ligjore

Ushtrimi i aktivitetit të stacioneve të shitjes me pakicë të karburanteve/GLN pa licencë përkatëse përbën kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet me gjobë,sipas legjislacionit në fuqi.

 

 

Tarifa e licencës

Sipas VKM nr. 970, datë 02.12.2015, të ndryshuar, tarifa për pajisjen me licencë është:

  •  1 000 000 (një milion) lekë për 5 Vjet

 

Kontakte dhe asistencë

Për çdo informacion, aplikim ose sqarim, ju lutemi të drejtoheni pranë:

Bashkia Lushnje

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Specialist për Transportin & Licencat Profesionale

 

Bashkia Lushnje falënderon të gjitha subjektet për bashkëpunimin dhe respektimin e kuadrit ligjor në fuqi.

 

 

Njoftim Licencimi për tregtim me pakicë të karburanteve dhe gazit të lëngshëm (GLN)

 

 

THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË

Bashkia Lushnje  shpall thirrjen publike për anëtarësim në  Këshillin Vendor të  Rinisë.

 

Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret.

 

Kandidati/ja duhet të jetë banor/e e Bashkisë Lushnje dhe e moshës prej 15 deri 29 vjeç.

 

Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë Lushnje duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.

 

Për kandidatët përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë, duhet të përmbushen kriteret e mëposhtme:

 

a) të jenë përfaqësues e një organizate rinore ose për të rinjtë;

b) të mos jenë të dënuar;

c) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;

d) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;

 

Kandidatët  për  KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë duhet të paraqesin interesin e tyre, në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Integrimit, Politikave Sociale dhe Informimit,  Sektori i  Zhvillimit Ekonomik Vendor, Rinisë, Turizmit dhe Diaspora ,

brenda afatit 04.05.2026 duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:

 

a) kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;

b) jetëshkrim ( CV);

c) fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit;

d) vërtetim të gjendjes gjyqësore;

dh) vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave;

e) referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm;

 

 

Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve.

Njoftimi i fituesit do të publikohet në faqen zyrtare të institucionit Bashkia Lushnje, në mjediset e Bashkisë dhe/ose në rrjetet sociale të institucionit.

Njoftim për hapjen e procedurave për rekrutimin e stafit të sigurisë në Policinë e Burgjeve (PRBaze)

NJOFTIM MBI SHPALLJEN E PROCEDURAVE TË REKRUTIMIT TË PUNONJËSVE TË SIGURISË

 

 

Bazuar në Ligjin Nr.80/2020 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar Kreu IV, neni 28,29; të Urdhrit të Kryeministrit Nr.68, datë 30.04.2024, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe sistemit të institucioneve në varësi të saj”, me qëllim plotësimin e vendeve vakante në shërbimet e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve, me punonjës të nivelit bazë të Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale njoftojmë:  

 

  • Shpalljen e kërkesës për rekrutim të punonjësve të policisë së burgjeve

 

Më linkun e mëposhtëm do të gjeni njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe dokumentacionin e nevojshëm:

 

Linku i njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

 

 

Njoftim për hapjen e procedurave të aplikimit për autorizimin e organizatave jofitimprurëse që do të ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti

NJOFTIM

PËR HAPJEN E PROCEDURAVE TË APLIKIMIT PËR AUTORIZIMIN E

ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE QË DO TË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE

PARËSORE TË GARANTUAR NGA SHTETI

 

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në bazë të ligjit nr. 111/2017, “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, dhe të VKM-së nr. 55, datë 6.2.2019, “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit për autorizimin e organizatave jofitimprurëse, që ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti” (i përditësuar), bën publik njoftimin, si më poshtë:

Të gjitha organizatat jofitimprurëse që janë të interesuara të aplikojnë për të marrë autorizim nga ministri i Drejtësisë për të ofruar ndihmën juridike parësore, duhet të plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 15 të ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.

 

Shënim. Kjo thirrje është për organizatat e reja që dëshirojnë të bëhen pjesë e rrjetit të ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe jo për ato të autorizuara më parë nga ministri i Drejtësisë, në kushtet kur me ndryshimet e VKM-së nr. 55/2019, autorizimi jepet pa afat.

 

Kikoni në linkun e mëposhtëm për tu njohur me njoftimin e thirrjes në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare në Qëndrën e Botimeve Zyrtare

“Bursat e shtetit për nxënësit e Arsimit Profesional Parauniversitar në Institucionet Arsimore Publike për vitin mësimor 2025-2026”/ Bashkia Lushnje shpall listën fituese.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 666 date 10.10.2019 ” Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin  e kritereve për përfitimin  e bursave  e të  pagesave  për nxënësit  e arsimit  parauniversitar  si dhe format e tjera të përkujdesjes  ndaj kategorive të vecanta  në Institucionet  Arsimore Parauniversitare Publike” i ndryshuar, të Vendimit të Këshillit Bashkiak Lushnje nr 108 datë 21.11.2025 “  Mbi miratimin  e bursave  të shtetit  për nxënësit e Arsimit  Profesional Parauniversitar  në Institucionet  Arsimore  Publike për vitin mësimor 2025-2026” ,  si dhe të Vendimit të Këshillit Bashkiak Lushnje nr 118 datë 23.12.2025 “ Për një shtesë në VKB-në nr 108 datë 21.11.2025 “Mbi miratimin  e bursave  të shtetit  për nxënësit e Arsimit  Profesional Parauniversitar  në Institucionet  Arsimore  Publike për vitin mësimor 2025-2026”, bashkëlidhur  tabelat  me nxënësit përfitues të bursave të  arsimit  parauniversitar  në Institucionet Arsimore Publike:

LISTA FITUESE 2025 -2026

BURSAT E ARSIMIT TË MESËM PARAUNIVERSITAR PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2025 -2026/ KRITERET DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONIT

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 666 date 10.10.2019 ” Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin  e kritereve për përfitimin  e bursave  e të  pagesave  për nxënësit  e Arsimit  Parauniversitar, si dhe format e tjera të përkujdesjes ndaj kategorive të vecanta  në Institucionet Arsimore Parauniversitare Publike” të ndryshuar, me qëllim që cdo fëmijë / nxënës të mund të jetë i vlerësuar , të regjistrohet dhe të ndjekë arsimin në institucione arsimore parauniversitare publike në vitin shkollorë 2025-2026 në arritjen e qëllimit, ka planifikuar bursa për nxënësit e arsimit parauniversitarë.

Mbështetur  në kriteret e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.666 datë10.10.2019, të ndryshuar, përfitojnë bursë:

1.Nxënësit, të cilët ndjekin studimet në institucionin arsimorë publikë të arsimit parauniversitarë ,mund të perfitojnë bursa dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim, nga buxheti vjetor i miratuar  për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë  përgjegjëse për arsimin profesional.

2.Nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profes ional në institucione arsimore publike, përfitojnë bursë brënda kuotave dhe kritereve , si më poshtë vijon :

 

2.1 Kriteri ekonomik:

a) nxënësit e arsimit parauniversitar , të cilët ndjekin procesin mësimor në largësi mbi 5Km nga vendbanimi i përheshëm i tyre , qe plotësojnë kriterin ekonomik ,sipas pasqyrës nr 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që akomodohen në konvikte publike

b)nxënësit e arsimit parauniversitar, te cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9-vjecare brënda rrezes prej 5 Km ,të cilët plotësojnë kriterin ekonomi ksipas pasqyres  nr1 , dhe që akomodohen ne konvikte publike

c) nxënsit, femijë të familjeve në nevojë, që janë regjistruar në arsimin bazë ,por në pamundësi financiare , nuk ndjekin arsimin bazë.

 

2.2 Kriteri i rezultateve te arritura

Nxënësit e arsimit profesional  , të cilët kanë mbaruar  vitin shkollor  paraardhës  me notën mesatare 9(nënte)  deri në 10 (dhjetë).

 

2.3 Kriteri joekonomik:

a) nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit,

b) nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendime gjykate të formës së prerë,

c) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe nxënësit me aftësi te kufizuara ,të vërtetuar nga komisioni mjekoligjor.

ç) nxënësit, të cilët gezojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë

d) nxënësit , femijë të personit / personave që gëzojnë statusin e invalidit

dh) nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane , të cilët regjistrohen  dhe ndjekin arsimin  e mesëm profesional                                                                                                                                                                                                                                                                                                          e) nxënësit të cilët janë indentifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qënieve njërëzore dhe kanë humbur kujdestarinë prindërore,

ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit,Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm, te Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit , Forcave te Armatosura ,Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë të Burgjeve , të cilët kanë humbur jetën në kryje dhe për shkak  të detyrës.

f) nxënëset (vajza) të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanike , elektronikë , elektronikë, punim druri ,  gjeodezi ,  shërbim mjete transporti , termo- hidraulikë.

g) nxënësit me një prind , kur njëri prej prindërve nuk jeton.

gj) nxënëset , të cilat regjistrohen në arsimin profesional në të gjitha drejtimet mësimore, , përjashtuar ato që  përfitojnë  nga shkronja ”f ”, e këtij vendimi , trajtohen me 50% të  bursës.

 

 

ME RËNDËSI!

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të mësipërm do të jetë data 14/11/2025.

Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Integrimit, Politikave Sociale dhe Informimit, Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Promovimit, Rinisë dhe Turizmit, Bashkia Lushnje.

 

 

Subvencionimi i qerasë / Bashkia Lushnje hap aplikimet

NJOFTIM
Bashkia Lushnje në kuadër të programeve sociale të strehimit, konkretisht programit të subvencionimit të qirasë, në përputhje me proçedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, VKM nr.384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo program social të strehimit, dhe afateve e proçedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, VKM nr. 459, datë 03.07.2019 ”Për rregullat për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit, mënyrën e financimit të subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin”, VKM nr. 362, datë 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” si dhe VKM nr.301, datë 15.04.2021, “Për normat e strehimit”.
Njofton të gjithë të interesuarit të depozitojnë kërkesën e tyre dhe dokumentacionin ligjor si më poshtë vijon:
• Fotokopje e kartave te identitetit
• Çertifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile;
• Certifikatë familjare;
• Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social,
• Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes
• Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;
• Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
•Vërtetimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës qe aplikanti apo cdo pjesëtar tjetër i familjes në moshë madhore nuk ka aplikuar për legalizim banese.
• Akt Verifikim nga njësia vendore për: – banesat në rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore; – banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
• Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
• Akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.
• Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
• Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
• Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
• Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
• Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
• Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
• Urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
• Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;
• Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
• Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
• Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.
• Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
• Dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e punesuar dhe te vetëpunësuar të familjes;
• Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
• Vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
• Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension
• Kontrata e qerasë me afat 1-vjeçar (duhet të jetë e noterizuar).
Dokumentacioni i sipërcituar plotësohet duke aplikuar ne sistemin e.albania ne Bashki deri në datën 30.11.2025
Dokumentat duhet të jenë të lëshuar brenda 3 muajve të fundit nga momenti që qytetari bën aplikimin/ rifreskimin e dokumentacionit.

“Impianti i kompostimit të mbetjeve të gjelbëra” / Bashkia Lushnje zhvillon dëgjesë publike

Bashkia Lushnje zhvilloi dëgjesën publike të radhës me komunitetin e Njësisë Administrative Krutje ku u njohën me koncept-idenë e ngritjes së impiantit të kompostimit të mbetjeve të gjelbra, detajet teknike të së cilës u paraqitën për të pranishmit nga ekipi i FLAG, në kuadër të projektit “Bashki të Forta” -HELVETAS.

Ky impiant synon të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme për pakësimin e mbetjeve të Bashkisë Lushnjë dhe shfrytëzimin e mbetjeve të gjelbra për pleh organik, i cili do të përdoret për pasurimin e tokave bujqësore të fermerëve.
Ishte e rëndësishme ndarja me banorët e Krutjes rëndësinë që ka procesi i kompostimit për ekonominë qarkulluese, si dhe masat për të minimizuar ndikimin mjedisor.