Çfarë është Ndihma Juridike Falas? Si dhe kush mund ta përfitojnë?

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në kuadër të angazhimit për të ofruar shërbime juridike falas dhe për të garantuar aksesin në drejtësi për qytetarët, informon të gjithë qytetarët nëpërmjet videos informative “ Çfarë është ndihma juridike falas? Si ta përfitojmë dhe kush e përfiton?” .   

Kjo video ka për qëllim të informojë qytetarët për mundësitë që ata kanë për të përfituar nga ndihma juridike falas, në përputhje me Ligjin Nr. 111/2017, “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”, dhe është një hap i rëndësishëm në sigurimin e aksesit të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.

 

THIRRJA E KATËRT PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT-PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2 (ReLOaD2)

BASHKIA E LUSHNJES NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 SHPALL:

 

 

 THIRRJEN E KATËRT PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2 (ReLOaD2)

 

 

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë). Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 49 muaj (Janar 2021 – Janar 2025). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

 

Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke forcuar transparencën për financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile nga buxheti i qeverisjes vendore. Gjithashtu progami ReLOaD synon të promovojë angazhimin qytetar me fokus të veçantë tek të rinjtë në mënyrë që të bëhen pjesë e proceseve vendimmarrës në funksion të zhvillimit të komunitetit.

 

Programi ReLOaD2 do të mbështesë gjashtë bashki partnere me një qasje holistike duke filluar nga rritja e kapaciteteve të stafit të bashkisë për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD, grant, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e rinisë në territorin e saj.

 

Për sa më sipër, Bashkia Lushnje dhe programi ReLOaD2 fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Lushnje si më poshtë:

 

LOT 1

 

  1. Zhvillimi i bujqësisë

1.1 Përdorimi i teknologjisë në bujqësi për të rritur aksesin në shërbimin e fermerëve

1.2 Informimi dhe ndërgjegjësimi për nevojat e fermerëve në zhvillimin e produkteve lokale.

 

  1. Strategjia e zhvillimit

2.1 Mbështetje për fuqizimin dhe planifikimin strategjik të zhvillimit ekonomik vendor në Bashkinë Lushnje

2.2 Mbështetje për fuqizimin dhe planifikimin strategjik të zhvillimit e mbarështimi për pyjet në Bashkinë Lushnje.

 

 

 

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë:

nga 1.000.000 Lekë deri 2.000.000 Lekë.

 

OShC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lekë gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ReLOaD2 (Janar 2021 – Janar 2025).

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt duhet të zgjasë nga 6 deri në 10 muaj. Projektet e përzgjedhura do të zbatohen në periudhën nga muaji Mars 2025 deri në muajin Dhjetor 2025.

 

 

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

 

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

 

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Lushnje do të jetë i disponueshëm nga 30 Dhjetor 2024, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën bashkia_lushnje@yaho.com ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Zyrën e Protokollit, (Bashkia Lushnje, kodi postar 9001, Lushnje). Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në website zyrtare të Bashkisë, www.bashkialushnje.gov.al

 

 

Sesionet informuese (ditët e hapura për më shumë informacion)

Lidhur me këtë thirrje, për OShC-të e interesuara për të aplikuar në këtë thirrje do të mbahet sesione informues në Bashkinë Lushnje datë 15 Janar 2025, ora 10:00, pranë zyrave të bashkisë në Lushnje, Salla e Keshillit Bashkiak Lushnje.

 

 

Pyetje rreth kësaj thirrje mund të behën përmes adresës bashkia_lushnje@yaho.com  , duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 5 Shkurt 2025, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë.

 

 

 

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

 

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tre (3) kopje fizike dhe një kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

 

Bashkia Lushnje

Lagjia: “Kongresi i Lushnjes”, kodi postar 9001, Lushnje

 

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  10 Shkurt 2025. Aplikimet e dorëzuara në bashki pas  qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë,  në tabelën e njoftimeve të bashkisë Kamëz, Kavajë, Kukës, Lushnje, Patos, Sarandë.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar dokumentacionin përkatës.

 

 

Njoftim për Konsultim Publik/ “Vlerësimi i Kapitalit Natyror në Bashkinë Lushnje”

Në bazë të ligiit Nr.146/2014 “Për njoftim dhe konsultim publik”, ligiit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”” neni 9, pika 1.2 shkronja “c”, neni 16, neni 27, neni 28, 34, 35, pika 5 shkronja “b”, neni 36, 37, ligiit nr.68/2017 “Për Financat e Veteqeverisjes Vendore”, neni 19 pika 1,3,4 i ligiit nr.9244 datë 17.06.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, i ndryshuar, ligji 57/2020 “Për Pyjet ” neni 11, pika 2 shkronja”c” neni 12, neni 17, ju njoftojmë se Bashkia Lushnje në datë 10.01.2025, ditën e premte, ora 10:00 në ambientet e Muzeut Historik të Qytetit, do të zhvillohet konsultimin publik me temë :  “Vlerësimi i Kapitalit Natyror në Bashkinë Lushnje”

 

Njoftim per Konsultim publik

Lista me nxënësit përfitues të bursave të arsimit parauniversitar në Institucionet Arsimore Publike

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 666, Datë 10.10.2019 ” Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të  pagesave  për nxënësit  e arsimit  parauniversitar  si dhe format e tjera të përkujdesjes ndaj kategorive të vecanta në Institucionet Arsimore Parauniversitare Publike”, i ndryshuar, të Vendimit të Këshillit Bashkiak Lushnje Nr.102, Datë 26.11.2024 “  Mbi miratimin  e bursave  të shtetit  për nxënësit e Arsimit  Profesional Parauniversitar në Institucionet Arsimore Publike për vitin mësimor  2024-2025” , bashkëlidhur tabela me nxënësit përfitues të bursave të arsimit  parauniversitar në Institucionet Arsimore Publike:

 

LISTA FITUESE 2024 -2025

Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave të përparësive në kuadër të thirrjes së katërt publike për organizatat e shoqërisë civile në bashkinë Lushnje

Bashkia Lushnje  në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Tretë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).

Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Lushnje ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.

Të gjitha OshC-të e interesuara për t’u bërë pjesë ë këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 11 Dhjetor 2024, ora 11:00 në Platformen Zoom.

 

Klikoni ne linkun e meposhtem per tu bere pjese e takimit online:

https://us05web.zoom.us/j/86181763348?pwd=L4kUeUb6eAdSULLxV9zi0Vb31voKct.1

Meeting ID: 861 8176 3348

Passcode: 5yVnYW

 

Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:

–          Prezantim i projektit ReLOaD2;

–          Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e Katërt publike për OshC-të në Bashkinë Lushnje, si vijon:

 

1. Zhvillimi i bujqësisë

1.1 Përdorimi i teknologjisë në bujqësi për të rritur aksesin në shërbimin e fermerëve

1.2 Informimi dhe ndërgjegjësimi për nevojat e fermerëve  në zhvillimin e produkteve lokale.

 

2. Strategjia e zhvillimit

2.1 Mbështetje për fuqizimin dhe planifikimin strategjik të zhvillimit ekonomik vendor në Bashkinë Lushnje

2.2 Mbështetje për fuqizimin dhe planifikimin strategjik të zhvillimit e mbarështimi për pyjet në Bashkinë Lushnje.

 

 

Udhëzuesi, Buxheti i Qytetarëve i Bashkisë Lushnjë

Jemi të lumtur të njoftojmë publikimin e Udhëzuesit të Qytetarëve për Buxhetin e Bashkisë në Lushnjë, një burim i krijuar për ta bërë procesin e buxhetimit më të kuptueshëm dhe të rëndësishëm për të gjithë qytetarët. Ky udhëzues ofron një pasqyrë të qartë dhe të shkurtër mbi mënyrën se si alokohen dhe shpenzohen fondet e bashkisë, duke i mundësuar çdo banori të kuptojë më mirë se ku shkojnë taksat e tyre dhe si kontribuojnë në përmirësimin e komunitetit.

 

Kuptimi i buxhetit të bashkisë është thelbësor për qytetarët, pasi nxit transparencën dhe ndërton besimin në qeverisjen vendore. Kjo i fuqizon individët të shohin një pamje më të gjerë mbi mënyrën e financimit dhe mbajtjes së shërbimeve publike nga shkollat dhe shëndetësia deri te infrastruktura dhe iniciativat kulturore. Për më tepër, duke kuptuar detajet e buxhetit, qytetarët mund të përfshihen aktivisht në përcaktimin e prioriteteve të ardhshme buxhetore, duke kontribuar në një qeverisje vendore më gjithëpërfshirëse dhe më të përgjegjshme.

 

Përveç transparencës, udhëzuesi thekson rëndësinë e buxhetimit pjesëmarrës, duke inkurajuar banorët të shprehin nevojat dhe preferencat e tyre. Kur qytetarët përfshihen në diskutimet buxhetore, vendimet që merren shpesh përshtaten më mirë me nevojat reale të komunitetit, duke sjellë më shumë kënaqësi dhe një ndjenjë më të fortë përkatësie.

 

Udhëzuesi i Qytetarëve për Buxhetin e Bashkisë Lushnjë shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të një kulture të angazhimit qytetar dhe llogaridhënies. Ftojmë të gjithë banorët ta përdorin këtë mjet për t’u informuar, për të marrë pjesë në procesin e buxhetimit dhe për të ndihmuar në formësimin e të ardhmes së Lushnjes.

 

Ky udhëzues, i hartuar nga Bashkia Lushnjë dhe NALAS (Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore), është zhvilluar në kuadër të projektit BACID IV – Building Administrative Capacities in the Danube Region, i zbatuar nga KDZ, Qendra për Kërkimet në Fushën e Administratës Publike (Centre for Public Administration Research), dhe i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

 

 

Citizen budget Lushnje Flyers

Programi social i strehimit “Subvencioni i qirasë në tregun e lirë për vitin 2025” / Kriteret, afatet dhe dokumentacioni për aplikantët

Bashkia Lushnje, në kuadër të programeve sociale të strehimit, konkretisht programit të subvencionimit të qirase, në përputhje me proçedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin Nr.22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar me Ligjin Nr.48/2023 ” Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.22/2018 “Per strehimin social” VKM Nr.384, date 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe afateve e proçedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, VKM Nr. 459, datë 03.07.2019 “Për regullat per administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit, mënyrën e financimit të subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgiegjëse për strehimin”, VKM Nr. 362, date 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” si dhe VKM Nr.301, date 15.04.2021, “Per normat e strehimit”

 

Njofton të gjithë familjet e pastreha të interesuara të depozitojnë kërkesën e tyre dhe dokumentacion ligjor si më poshtë vijon:

  • Fotokopje e kartave të identitetit,
  • Certifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile,
  • Certifikatë familjare,
  • Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social,
  • Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive te paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes,
  • Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që nuk ka kryer transaksione financiare për tjetësimin e pasurisë ne 5 vitet e fundit,
  • Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e prones, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi,
  • Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi,
  • Vërtetimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës që aplikanti apo cdo pjesëtar tjeter i familjes në moshë madhore nuk ka aplikuar për legalizim banese,
  • Aktverifikim nga njësia vendore për: – banesat ne rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehe, si rezultat i fatkeqesive natyrore; – banesat që prishen ose peërjashtohen nga procesi i legalizimit,
  • Vendim i gjykatës per familjet qe humbasin banesën per shkak te zbatimit te vendimit te gjykatës,
  • Akt i verifikimit nga njesia vendore per familjet rome/egjiptiane, qe banojne ne banesa individuale ose struktura, te cilat nuk klasifikohen si banese,
  • Vendim i gjykatës qe i lë në ngarkim femijen ose femijet per ciftet e divorcuara,
  • Vërtetim i komisionit mjekesor te percaktimit të aftesise se kufizuar per individe me aftesi te kufizuara,
  • Vërtetim perkates nga institucioni ku ka qënë i strehuar dhe libreze e jetimit, dhëne nga institucioni shteteror i autorizuar per individët me statusin e jetimit,
  • Dokument qe verteton se ka mbetur i pastrehe si rezultat i lirimit të banesave, ish-prone e subjekteve te shpronësuara,
  • Dokument i lëshuar nga institucionet perkatëse shteterore per personat qe kane statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkerkues”,

 

Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve te rëne në detyrë, që u përkasin Policisë se Shtetit, Gardës së Republikes, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve:

  • Vetëdeklarim nese individi/familja i perket pakices kombetare rome ose egjiptiane,
  • Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin,
  • Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI,
  • Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajze-nënë,
  • Vërtetim i te ardhurave neto te familjes ose nje deklarate me shkrim nga aplikuesi per të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, te cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare qe e vërtetone atë, përfshire vertetimin nga punëdhenesi per pozicionin dhe pagen e aplikantit e te personave te tjere te familjes, qe jane ne marredhenie pune,
  • Dokument nga organet tatimore dhe ato te sigurimeve shoqerore per derdhjen e kontributeve, per te gjithe anëtarët e punësuar dhe te vetepunesuar te familjes,
  • Vertetim nga zyra e ndihmes dhe perkujdesjes prane njesive te veteqeverisjes vendore për anëtarët e familjes te perfshire ne programin e ndihmes ekonomike dhe te pageses per personat me aftesi te kufizuar,
  • Vërtetim nga zyra e punesimit e njesise vendore perkatese per personat e perfshire ne programin e pageses se papunësisë,
  • Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqerore per personat ne pension,
  • Kontrata e qerasë me afat jo me pak se 1-vjeçar (duhet te jetë e noterizuar), si dhe numri i llogarisë bankare të qiradhenësit.

 

Në zbatim të ligjit nr.22/2018 “Për strehimin social” i ndryshuar me ligjin nr. 48/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”, aplikimet për përfshirjen në programet sociale të strehimit do të bëhen online përmes portalit e-albania.

 

  • Afati i aplikimit është deri në datën 30.11.2024
  • Dokumentat duhet të jenë të lëshuar brenda 3 muajve të fundit nga momenti që qytetari bën aplikimin/ rifreskimin e dokumentacionit.

 

“Inovacion në Buxhetim: Pjesëmarrja e Qytetarëve si Motor i Zhvillimit Lokal”

Qëndra ALTRI në partneritet me Be the Change po zbaton projektin “Inovacion në Buxhetim: Pjesëmarrja e Qytetarëve si Motor i Zhvillimit Lokal” me mbështetjen nga skema e granteve “BAT Civil Society”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në partneritet me Faktoje dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

 

Ky projekt po implementohet në territorin e Bashkisë Lushnjë dhe ka për qëllim të sjell një model inovativ të aktivizimit dhe nxitjes së pjesëmarrjes qytetare dhe OSHC-ve në planifikimin e buxhetit vendor të bashkisë.

 

Buxhetimi me Pjesëmarrje (BP) është një proces demokratik që u mundëson qytetarëve të përfshihen në vendimmarrjen për shpenzimet publike. Duke marrë pjesë në proceset e buxhetimit, qytetarët kanë mundësinë të identifikojnë dhe propozojnë projekte apo investime që plotësojnë nevojat prioritare të komunitetit të tyre. Kjo praktikë synon të afrojë komunitetet lokale me autoritetet publike, duke përmirësuar transparencën, llogaridhënien dhe besimin në qeverisjen vendore.

BP përfshin qytetarët në një mënyrë të drejtpërdrejtë në planifikimin dhe alokimin e fondeve publike. Duke përfshirë zërin e grupeve të ndryshme, përfshirë ato vulnerabël, duke mundësuar që investimet dhe shpenzimet publike të drejtohen drejt përmbushjes së nevojave të tyre.

 

Një pjesë thelbësore e kësaj hapësire i dedikohet vlerësimit të nevojave prioritare të qytetarëve të Bashkisë Lushnjë. Kjo rubrikë do të shërbejë si një platformë ku qytetarët, do të votojnë nevojat e identifikuara, apo mund të paraqesin idetë dhe propozimet e tyre për investimet publike. Të dhënat e  mbledhura do të vlerësohen nga ekspertë të fushës dhe qytetarët do të kenë mundësinë të përfshijnë nevojat e tyre në Planin Buxhetor Afatmesëm (PBA) të bashkisë.

 

Ju ftojmë të klikoni linkun e mëposhtëm për të plotësuar formularin:

 

Vlerësim- Buxhetimi me pjesëmarrje

 

 

Strehimi Social, Hapen aplikimet për “Pronar Social”

                                                            

 

 NJ O F T I M

 

Në zbatim të ligjit Nr.22/2018 “Për strehimin social”, çdo subjekt publik si edhe çdo subjekt privat që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim, nëse janë të interesuar të paraqiten  pranë Bashkisë Lushnje për t’u regjistruar si  “pronar social”.

Subjekti publik, ose privat fiton statusin “pronar social” kur:

 

a) banesa e tij plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi

b) qiraja me të cilën ofrohet banesa me qira nuk është më e lartë se qiraja mesatare në tregun e lirë

c)nënshkruan kontratën me Bashkinë Lushnje, ku bie dakord  për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij ;

ç)nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.

 

Pronari social dhe Bashkia Lushnje në vijim do të nënshkruajnë një marrëveshje, që do të parashikojë:

Afatin e marrëveshjes, i cili nuk duhet të jetë më pak se tre vjet;

Masën e qirasë mujore dhe mënyrën e shlyerjes së saj;

Mënyrën e administrimit të pronës dhe të marrëdhënieve me qiramarrësin

Pronari social do të mbështetet nëpërmjet financimeve për subvencionin e qirasë për familjet përfituese.

 

Të gjithë të interesuarit, mund të paraqiten pranë zyrës së Strehimit, Bashkia Lushnje.

 

NJOFTIM PËR BURSAT E ARSIMIT TË MESËM PARAUNIVERSITAR PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2024 -2025

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.666, Date 10.10.2019 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin  e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e Arsimit Parauniversitar, si dhe format e tjera të përkujdesjes ndaj kategorive të veçanta në Institucionet Arsimore Parauniversitare Publike” të ndryshuar, me qëllim që çdo fëmijë/nxënës të mund të jetë i vlerësuar, të regjistrohet dhe të ndjekë arsimin në Institucione Arsimore Parauniversitare publike në vitin shkollor 2024-2025 në arritjen e qëllimit, ka planifikuar bursa për nxënësit e arsimit parauniversitar.

 

Mbështetur në kriteret e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.666, Datë10.10.2019, të ndryshuar, përfitojnë bursë:

 

1.Nxënësit, të cilët ndjekin studimet në Institucionin Arsimorë publikë të arsimit parauniversitarë, mund të perfitojnë bursa dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim, nga buxheti vjetor i miratuar  për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë përgjegjëse për arsimin profesional.

2.Nxënësit, të cilët ndjekin Arsimin Parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në Institucione Arsimore publike, përfitojnë bursë brënda kuotave dhe kritereve, si më poshtë vijon :

 

1 – Kriteri ekonomik:

a) nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët ndjekin procesin mësimor në largësi mbi 5km nga vendbanimi i përheshëm i tyre, qe plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës Nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe që akomodohen në konvikte publike

b) nxënësit e arsimit parauniversitar, te cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9-vjecare brënda rrezes prej 5 km, të cilët plotësojnë kriterin ekonomi sipas pasqyres Nr.1 dhe që akomodohen ne konvikte publike

c) nxënësit, femijë të familjeve në nevojë, që janë regjistruar në arsimin bazë, por në pamundësi financiare, nuk ndjekin arsimin bazë.

 

2 – Kriteri i rezultateve te arritura

Nxënësit e arsimit profesional, të cilët kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9(nënte) deri në 10 (dhjetë).

 

3 – Kriteri joekonomik:

a) nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit,

b) nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendime gjykate të formës së prerë,

c) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe nxënësit me aftësi te kufizuara, të vërtetuar nga komisioni mjekoligjor.

ç) nxënësit, të cilët gezojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë

d) nxënësit, femijë të personit /personave që gëzojnë statusin e invalidit

dh)nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin  e mesëm profesional 

e) nxënësit të cilët janë indentifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qënieve njërëzore dhe kanë humbur kujdestarinë prindërore,

ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm, te Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave te Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë të Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në kryje dhe për shkak të detyrës.

f) nxënëset (vajza) të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanike, elektronikë, elektronikë, punim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti, termo- hidraulikë.

g) nxënësit me një prind, kur njëri prej prindërve nuk jeton.

gj) nxënëset, të cilat regjistrohen në arsimin profesional në të gjitha drejtimet mësimore, përjashtuar ato që përfitojnë nga shkronja “f”, e këtij vendimi, trajtohen me 50% të bursës.

 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të mësipërm do të jetë data 11.11.2024.

 

 Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Integrimit, Politikave Sociale dhe Informimit, Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Promovimit, Rinisë dhe Turizmit, Bashkia Lushnje.

Plotësohet vendi vakant në Këshillin Vendor Rinor të Lushnjës

Bashkia Lushnje përzgjodhi anëtarin e ri (vend vakant) në Këshillin Vendor Rinor Lushnje (KVR), mes individëve që shprehën interes përgjate 30 ditëve të shpalljes së thirrjes publike për anetarësim në KVR.

Anetari i ri i Këshillit Vendor Rinor Lushnje do të jetë Aida Turku.

 

 

Këshilli Vendor Rinor në mandatin e tij 2 (dy) vjeçar do të përbëhet nga:

 

  1. Eriselda Sefa (Kryetare)
  2. Xhejsika Boriçi (Anëtare)
  3. Aida Turku (Anëtare)
  4. Xheriko Trekanaku (Anëtar)
  5. Nalva Bakiu (Anëtare)
  6. Oriado Asanbejlli (Anëtar)
  7. Ardesa Veshi (Anëtare)
  8. Dashnor Veizaj (Anëtar)

 

Këshilli Vendor Rinor (KVR), drejtohet nga Kryetari i Bashkisë në cilësinë e Kryetarit të KVR –së.

 

Mandati i anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë është 2 (dy) vjeçar me të drejtë riemërimi.

 

KVR mblidhet jo më pak se 4 (katër) herë në vit dhe kur janë të pranishëm të paktën gjysma e anëtarëve të tij.

 

Konsultimet Publike për “Buxhetin e vitit 2025” në bashkinë Lushnjë/ Ja kalendari i takimeve në çdo Njësi dhe Rajon

Hartimi i Buxhetit për vitin 2025 dhe Projekt-Buxheti Afatmesëm 2025-2027 janë momente të rëndësishme për Këshillin Bashkiak Lushnjë dhe administratën bashkiake. Për të pasur një shpërndarje sa më të mirë të fondeve publike në bazë të nevojave dhe në të gjithë territorin, Këshilli Bashkiak dhe Bashkia Lushnje do të zhvillojnë një serë takimesh me banorët, bizneset dhe grupet e interest në të gjitha Njësitë Administrative dhe Rajonet e qytetit të Lushnjës.

 

Prania e qytetareve, bizneseve, medias dhe grupeve të ndryshme të interesit në konsultimet publike është me interes të vecantë në mënyrë që Buxheti i bashkisë Lushnjë për vitin 2025 të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe transparent. Dëgjesat Publike do të nisin në datën 5 nëntor në Kolonjë për të vijuar pastaj me Bubullimën, Krutjen, Allkajn, Fiersheganin, Karbunarën, Hysgjokajn, Ballagatin, Dushkun, Golemin dhe Rajonet e qytetit. Po ashtu është parashikuar një dëgjesë publike me të rinjte dhe te rejat e bashkisë Lushnjë.

 

Më poshte, bashkëngjitur do të gjeni Njoftimin mbi zhvillimin e Dëgjesave Publike si dhe kalendarin e plotë të datave sipas Njësive Administrative dhe Rajoneve.

 

Njoftimi mbi zhvillimin e Dëgjesave Publike për “Buxhetin e vitit 2025”

Thirrje e Hapur për Organizatat e Shoqërisë Civile në Bashkinë Lushnjë për të marrë pjesë në procesin e bashkë-krijimit të angazhimeve lokale të OGP

Si një anëtare krenare e platformës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur ne nivel lokal (OGP Local) Open Government Partnership (OGP), Bashkia Lushnje është e angazhuar në avancimin e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies në qeverisjen lokale.

OGP local është një platformë globale që promovon qeverisjen e hapur në nivel lokal, duke përfshirë qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile në bashkë-krijimin e planeve të veprimit. Kjo ndihmon bashkitë të përmirësojnë transparencën, të përdorin më mirë burimet publike dhe të përforcojnë besimin me qytetarët, duke adresuar më mirë sfidat lokale dhe duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm.

 

Qëllimi i thirrjes

 

Bashkia Lushnje fton të gjitha organizatat aktive të shoqërisë civile (OSHC), grupet jo-formale apo qytetar aktiv që veprojnë brenda territorit të bashkisë për t’u bashkuar me ne në këtë proces të rëndësishëm të bashkë-krijimit. Pjesëmarrja juaj është thelbësore për të siguruar që angazhimet që ne do të hartojmë të pasqyrojnë vërtet interesat dhe përparësitë e qytetarëve tanë. Së bashku, synojmë të krijojmë një vizion strategjik dhe një plan veprimi në përputhje me parimet e OGP-së, që do t’i dorëzohet OGP-së deri në dhjetor 2024.

 

Çfarë presim nga organizatat/grupet pjesëmarrëse

 

  • Të punojnë së bashku me përfaqësuesit e bashkisë për të zhvilluar angazhime të fokusuara në rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies në qeverisjen lokale.
  • Të bëhen pjesë e një grupi pune që do të udhëheqë procesin e bashkë-krijimit dhe do të mbikëqyrë zhvillimin dhe zbatimin e planit të veprimit.
  • Të ndihmojnë/kontribuojnë në përcaktimin e qëllimeve afatgjata për bashkëpunim të qëndrueshëm midis bashkisë dhe shoqërisë civile.

 

Angazhimi ynë ndaj gjithëpërfshirjes

 

Bashkia Lushnje është e përkushtuar për të siguruar që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe përfaqësues i zërave të ndryshëm brenda komunitetit tonë. Ne inkurajojmë OSHC-të e të gjitha madhësive dhe fushave të veprimit të marrin pjesë, duke sjellë një gamë të gjerë perspektivash dhe ekspertizash.

 

Si të Aplikoni

 

Nëse organizata apo grupi juaj është i/e interesuar të kontribuojë në këtë nismë të rëndësishme, ju lutemi dërgoni informacionin e mëposhtëm në

https://docs.google.com/forms/d/1e8gJ_MNP9fdkh-KBlMSQr3s9BAYDgjHt4tdDnXZtkgE/edit deri në 31 tetor 2024

 

Hapat e mëtejshëm

 

Të përzgjedhurit do të ftohen të marrin pjesë në takimet fillestare dhe ato ne vijim ku do të diskutojmë formimin e grupit të punës, përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive, dhe do të fillojmë hartimin e angazhimeve të OGP-së. Qëllimi ynë është të finalizojmë dhe të dorëzojmë planin e veprimit tek OGP deri në dhjetor 2024.

 

Informacion kontakti

 

Për çdo pyetje ose detaje të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni:

bashkia.lu21@gmail.com ose nr. tel: +355 35 22139

Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj aktive në formësimin e së ardhmes së Lushnjes përmes këtij bashkëpunimi të rëndësishëm!

 

Ky proces bashkë-krijimi iniciohet nga Bashkia Lushnje për të hartuar/percaktuar angazhimet lokale të OGP që do të formësojnë të ardhmen e komunitetit tonë, me mbeshtetjen e Institutit Demokratik Amerikan dhe në bashëpunim me Shoaqatën për Autonomi Vendore, ne kuadër të programit global të NDI. “Qeverisje e hapur: Mekanizmat nxitës në nivel lokal për planifikim, inovacion dhe zhvillim (OG-LAPIS)”

Transparenca dhe llogaridhënia/ Bashkia Lushnjë marrëveshje me Institutin Demokratik Amerikan

Kryebashkiakja Eriselda Sefa në emër të Bashkisë Lushnjë, me mbështetjen e Shoqatës për Autonomi Vendore, nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme me Institutin Demokratik Amerikan (NDI), në kuadër të programit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur në Nivel Lokal.

 

Qëllimi i kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi është krijimi i një kornize bashkëpunimi midis “Bashkia Lushnje”, Institutit Demokratik Amerikan (NDI) dhe Shoqatës për Autonomi Vendore të Shqipërisë (SHAV) për të forcuar qeverisjen demokratike dhe për të rritur kapacitetin e institucionit tonë në promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes së qytetarëve.

 

Ky bashkëpunim është në përputhje me standardet dhe parimet e iniciativës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe synon të mbështesë nismat që promovojnë praktikat e qeverisjes së hapur brenda Bashkisë Lushnjë, duke mbështetur angazhimin e institucionit me një rrjet të qeverisjeve vendore partnere që ndjekin reforma të ngjashme të qeverisjes së hapur.

 

THIRRJE PUBLIKE PËR NJË VEND VAKANT NË KËSHILLIN VENDOR TË RINISË

Bashkia Lushnje  shpall thirrjen publike për një vend vakant për anëtarësim në  Këshillin Vendor të  Rinisë.

 

Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 

Kandidati/ja duhet të jetë banor/e e Bashkisë Lushnje dhe e moshës prej 15 deri 29 vjeç.

 

Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë Lushnje duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.

 

Për kandidatët përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë, duhet të përmbushen kriteret e mëposhtme:

 

a) të jetë përfaqësues e një organizate rinore ose për të rinjtë;

b) të mos jetë i dënuar;

c) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;

d) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;

 

Kandidatët  për NJË vend vakant në KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë duhet të paraqesin interesin e tyre, në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Integrimit, Politikave Sociale dhe Informimit, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun,

Sektori i  Zhvillimit Ekonomik , Promovimit, Rinisë dhe Turizmit, brenda afatit 17.10.2024 duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:

 

a) kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;

b) jetëshkrim ( CV);

c) fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit;

d) vërtetim të gjendjes gjyqësore;

dh) vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave;

e) referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm;

 

 

Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve.

Njoftimi i fituesit do të publikohet në faqen zyrtare të institucionit Bashkia Lushnje, në mjediset e Bashkisë dhe/ose në rrjetet sociale të institucionit.

 

Fuqizimi i Organizatave Rinore Rurale/ Ftesë për të rinjtë për trajnim në Luginën e Preshevës

Mundësi trajnimi për të rinjtë!

 

 

Fuqizimi i Organizatave Rinore Rurale (𝗘𝗺𝗽𝗼𝘄𝗲𝗿𝗶𝗻𝗴 𝗥𝘂𝗿𝗮𝗹 𝗬𝗼𝘂𝘁𝗵 𝗢𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻𝘀) është një projekt i mbështetur nga “Western Balkans Fund”, i cili po zbatohet nga organizatat: “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim”, “Liza R”,  “Zgjate Doren” dhe “Bashkia Lushnje”.

 

 

Në kuadër të këtij projekti ju bëjmë thirrje të gjithë të rinjve të aplikojnë për të qënë pjesë e një trajnimi intensiv 6-ditor në qytetin e Preshevës, me qëllim fuqizimin e organizatave rinore rurale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

 

Me fokus menaxhimin e projekteve dhe avokimin, trajnimi do të zhvillohet nga data 14 maj deri më 19 maj 2024.

 

 

A jeni mbi 18 vjeç?

 

 

Klikoni në këtë link për të dërguar të dhënat tuaja:

 

 

 https://forms.gle/rrBEz2WdjwZVuhP89

 

SHPALLJE PËR SHËRBIMIN VULLNETAR NË SEKTORIN E MZSH-së

SHPALLJE PËR SHËRBIMIN VULLNETAR NË SEKTORIN E MZSH-së

BASHKIA LUSHNJE

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 152, datë 21.12.2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij; Ligji 45/2016 ”Për Vullnetarizmin” dhe VKB Nr.103, datë 30.11.2022 “Për ngritje e shërbimit vullnetar për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi” pranë Bashkia Lushnje.

Në kuadër të përmbushjes së objektivave ligjore vullnetarizmi konsiderohet si një nga konponentët me vital të sistemit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi. Promovimi i vullnetarizmit në strukturat e shërbimit të MZSH-së është jashtëzakonisht i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve për grupet zjarrëfikëse që operojnë në territorin e Bashkisë Lushnje.

Ekipet vullnetare varen nga drejtuesi i shërbimit zjarrëfikës dhe mund të operojnë çdo ditë të vitit, në shpëtimin e jetes,gjësë së gjallë,pronës,mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme fatkeqësi natyrore si dhe ato të shkaktuara nga dora e njeriut.

Shërbimi vullnetarë për mbrojtje nga zjarri dhe shpëtimi është pjesë e sektorit të MZSH-së Lushnje dhe ka një strukturë prej 20 vullnetarësh.

Vullnetaret mund të jenë të gjithë qytetarët të cilët përmbushin kushtet dhe kriteret sipas Ligjit  nr. 45/2016 ”Për Vullnetarizmin”.

Kohëzgjatja ditore e vullnetarizmit është jo më shumë se 5 orë në ditë dhe jo më shumë se 25 orë në javë.

Uniforma e vullnetarit është ngjyrë jeshile pa grada dhe ka një simbol dalluse në krahun e majtë (miratuar me VKB-në nr.103,datë 30.11.2022).

Ofruesi i vullnetarizmit mund të jetë person fizik/juridik vendas ose i huaj një organizatë jo fitimprurese, organ publik ose bashkësi fetare.

 

 

KUSHTET DHE KRITERET

-Të jetë në gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyrat;

-Të mos jetë i/e dënuar me vendim të forcës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

-Fotokopje e kartës së identitetit;

-Çertifikatë familjare;

-Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;

-Dëshmi penaliteti;

 

 Dokumentat të dorëzohen pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore brënda datës 17.05.2024.

 

 

Shiko Shpalljen