Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në kuadër të angazhimit për të ofruar shërbime juridike falas dhe për të garantuar aksesin në drejtësi për qytetarët, informon të gjithë qytetarët nëpërmjet videos informative “ Çfarë është ndihma juridike falas? Si ta përfitojmë dhe kush e përfiton?” .
Kjo video ka për qëllim të informojë qytetarët për mundësitë që ata kanë për të përfituar nga ndihma juridike falas, në përputhje me Ligjin Nr. 111/2017, “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”, dhe është një hap i rëndësishëm në sigurimin e aksesit të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.