BASHKIA E LUSHNJES NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 SHPALL:

 

 

 THIRRJEN E KATËRT PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR 2 (ReLOaD2)

 

 

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë). Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 49 muaj (Janar 2021 – Janar 2025). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

 

Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke forcuar transparencën për financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile nga buxheti i qeverisjes vendore. Gjithashtu progami ReLOaD synon të promovojë angazhimin qytetar me fokus të veçantë tek të rinjtë në mënyrë që të bëhen pjesë e proceseve vendimmarrës në funksion të zhvillimit të komunitetit.

 

Programi ReLOaD2 do të mbështesë gjashtë bashki partnere me një qasje holistike duke filluar nga rritja e kapaciteteve të stafit të bashkisë për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD, grant, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e rinisë në territorin e saj.

 

Për sa më sipër, Bashkia Lushnje dhe programi ReLOaD2 fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Lushnje si më poshtë:

 

LOT 1

 

  1. Zhvillimi i bujqësisë

1.1 Përdorimi i teknologjisë në bujqësi për të rritur aksesin në shërbimin e fermerëve

1.2 Informimi dhe ndërgjegjësimi për nevojat e fermerëve në zhvillimin e produkteve lokale.

 

  1. Strategjia e zhvillimit

2.1 Mbështetje për fuqizimin dhe planifikimin strategjik të zhvillimit ekonomik vendor në Bashkinë Lushnje

2.2 Mbështetje për fuqizimin dhe planifikimin strategjik të zhvillimit e mbarështimi për pyjet në Bashkinë Lushnje.

 

 

 

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë:

nga 1.000.000 Lekë deri 2.000.000 Lekë.

 

OShC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lekë gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit ReLOaD2 (Janar 2021 – Janar 2025).

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt duhet të zgjasë nga 6 deri në 10 muaj. Projektet e përzgjedhura do të zbatohen në periudhën nga muaji Mars 2025 deri në muajin Dhjetor 2025.

 

 

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

 

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

 

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Lushnje do të jetë i disponueshëm nga 30 Dhjetor 2024, pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën [email protected] ku duhet të citoni emrin e organizatës së interesuar; ose duke u paraqitur personalisht në Zyrën e Protokollit, (Bashkia Lushnje, kodi postar 9001, Lushnje). Të gjitha informacionet e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në website zyrtare të Bashkisë, www.bashkialushnje.gov.al

 

 

Sesionet informuese (ditët e hapura për më shumë informacion)

Lidhur me këtë thirrje, për OShC-të e interesuara për të aplikuar në këtë thirrje do të mbahet sesione informues në Bashkinë Lushnje datë 15 Janar 2025, ora 10:00, pranë zyrave të bashkisë në Lushnje, Salla e Keshillit Bashkiak Lushnje.

 

 

Pyetje rreth kësaj thirrje mund të behën përmes adresës [email protected]  , duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri më 5 Shkurt 2025, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë.

 

 

 

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

 

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tre (3) kopje fizike dhe një kopje elektronike (USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

 

Bashkia Lushnje

Lagjia: “Kongresi i Lushnjes”, kodi postar 9001, Lushnje

 

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data  10 Shkurt 2025. Aplikimet e dorëzuara në bashki pas  qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditëve pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë,  në tabelën e njoftimeve të bashkisë Kamëz, Kavajë, Kukës, Lushnje, Patos, Sarandë.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar dokumentacionin përkatës.

 

 

AlbaniaUSA