Bashkia Lushnje në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Tretë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).
Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Lushnje ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OshC-të e interesuara për t’u bërë pjesë ë këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 11 Dhjetor 2024, ora 11:00 në Platformen Zoom.
Klikoni ne linkun e meposhtem per tu bere pjese e takimit online:
https://us05web.zoom.us/j/86181763348?pwd=L4kUeUb6eAdSULLxV9zi0Vb31voKct.1
Meeting ID: 861 8176 3348
Passcode: 5yVnYW
Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:
– Prezantim i projektit ReLOaD2;
– Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e Katërt publike për OshC-të në Bashkinë Lushnje, si vijon:
1. Zhvillimi i bujqësisë
1.1 Përdorimi i teknologjisë në bujqësi për të rritur aksesin në shërbimin e fermerëve
1.2 Informimi dhe ndërgjegjësimi për nevojat e fermerëve në zhvillimin e produkteve lokale.
2. Strategjia e zhvillimit
2.1 Mbështetje për fuqizimin dhe planifikimin strategjik të zhvillimit ekonomik vendor në Bashkinë Lushnje
2.2 Mbështetje për fuqizimin dhe planifikimin strategjik të zhvillimit e mbarështimi për pyjet në Bashkinë Lushnje.