“Buxheti, Paketa Fiskale dhe Projektbuxheti Afatmesëm 2026-2028″/ Bashkia Lushnje zhvillon dëgjesat publike

Bashkia Lushnje publikon grafikun e Dëgjesave Publike që do të zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative dhe Rajonet e qytetit të Lushnjës në kuadër të Hartimit te “Buxhetit për vitin 2026”, Hartimin e “Paketës Fiskale për vitin 2026” si dhe “Projektbuxhetin Afatmesëm 2026-2028”.

 

Ftohen të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit të bëhen pjese e diskutimeve aktive!

 

Strehimi Social, hapen aplikimet për “Pronar Social”

                                                        

 

 NJ O F T I M

 

Në zbatim të ligjit Nr.22/2018 “Për strehimin social”, çdo subjekt publik si edhe çdo subjekt privat që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t’i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim, nëse janë të interesuar të paraqiten  pranë Bashkisë Lushnje për t’u regjistruar si  “pronar social”.

Subjekti publik, ose privat fiton statusin “pronar social” kur:

 

a) banesa e tij plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi

b) qiraja me të cilën ofrohet banesa me qira nuk është më e lartë se qiraja mesatare në tregun e lirë

c)nënshkruan kontratën me Bashkinë Lushnje, ku bie dakord  për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij ;

ç)nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.

 

Pronari social dhe Bashkia Lushnje në vijim do të nënshkruajnë një marrëveshje, që do të parashikojë:

Afatin e marrëveshjes, i cili nuk duhet të jetë më pak se tre vjet;

Masën e qirasë mujore dhe mënyrën e shlyerjes së saj;

Mënyrën e administrimit të pronës dhe të marrëdhënieve me qiramarrësin

Pronari social do të mbështetet nëpërmjet financimeve për subvencionin e qirasë për familjet përfituese.

 

Të gjithë të interesuarit, mund të paraqiten pranë zyrës së Strehimit, Bashkia Lushnje.

 

“Plani i Social, Integritetit dhe Mbarështimit të Pyjeve”/ Bashkia Lushnje zhvillon 3 dëgjesa publike

Më datë 15 gusht, në ambjentet e Muzeut Historik të qytetit, bashkia Lushnje zhvilloi 3 dëgjesa publike me temë: “Plani Social Vendor 2025–2028”, “Plani i Integritetit 2025–2028” dhe “Plani Strategjik të Mbarështimit të Pyjeve”.

 

  • Plani Social Vendor 2025–2028

Në këtë takim u prezantuan prioritetet dhe objektivat kryesore të planit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e shërbimeve sociale në komunitet.

 

Listë prezenca e degjeses publike Plani social 2025-2028

Procesverbali i degjeses publike Plani social 2025-2028

 

  • Plani i Integritetit 2025–2028

Gjatë takimit u prezantuan objektivat për forcimin e etikës, transparencës dhe llogaridhënies, si dhe u morën mendime e propozime nga qytetarë dhe aktorë lokalë mbi mënyrat më të mira për t’i arritur këto qëllime.

 

Listë prezenca e degjeses publike Plani i integritetit 2025-2028

Procesverbali i degjeses publike Plani i integritetit 2025-2028

 

  • Planin Strategjik të Mbarështimit të Pyjeve

Ky plan afatgjatë synon ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pasurisë sonë natyrore, mbrojtjen e biodiversitetit dhe rritjen e gjelbërimit për brezat që vijnë.Diskutimet me qytetarët dhe aktorët lokalë sollën ide të vlefshme për një zhvillim të balancuar mes natyrës dhe nevojave të komunitetit.

Listë prezenca e degjeses publike Plani strategjik per menaxhimin e pyjeve

Procesverbali i degjeses publike Plani strategjik per menaxhimin e pyjeve

 

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E MËNYRËS SË PARAQITJES SË KËRKESËS, TË DOKUMENTACIONIT TË NEVOJSHËM, TË RREGULLAVE PËR DEKLARIMIN DHE NDRYSHIMIN E VENDBANIMIT OSE TË VENDQËNDRIMIT TË SHTETASVE, SI DHE PËR SHTETASIT NË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE DHE NË INSTITUCIONET E EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE

NJOFTIM

 

Shtetasit që kanë vendbanim ose vendqëndrim në Shqipëri mund të kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e adresës së tyre në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

 

Për këtë, duhet të ngarkoni dokumentin që provon adresën: kontratë qiraje, dokument pronësie ose dokument tjetër të ligjshëm.

 

Raste të veçanta:

Nëse jetoni me një familje tjetër, kërkesa duhet të konfirmohet nga kryefamiljari.

 

Për personat që qëndrojnë në institucione shëndetësore për kurim të gjatë ose në institucione të ekzekutimit të vendimeve penale mbi 3 muaj, institucionet përgjegjëse njoftojnë gjendjen civile.

 

Detyrimet e qytetarëve:

 

Të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë.

 

Nëse adresa nuk është e plotë ose ka dokumentacion të paplotë, zyra e gjendjes civile ju njofton për plotësim, brenda 3 ditëve nga njoftimi.

 

Për çdo informacion shtesë, mund të vizitoni portalin e-Albania ose të kontaktoni zyrën e gjendjes civile.

 

VENDIM Nr 388, date 10.07.2025

Shpallen rezultatet e projekteve fituese në kuadër të aplikimeve thirrjes së katërt publike të Bashkisë Lushnje në bashkëpunim me programin ReLOaD2

Shpallen rezultatet e projekteve fituese në kuadër të aplikimeve thirrjes së katërt publike të Bashkisë Lushnje në bashkëpunim me programin ReLOaD2 – Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor. 

 

Klikoni në linkun e mëposhtëm për tu njohur me rezultatet :

 

Rezultatet e projekteve fituese

 

 

Kreditë e buta/ Shpallen 7 fituesit e fazës së parë, afati dhe dokumentat që duhet të dorëzohen në bashkinë Lushnjë

N J O F T I M

 

Bazuar në ligjin Nr.22 datë 03.05.2018 “Per strehimin social” i ndryshuar ne zbatim te vendimit Nr.99 datë 26/11/2024 të Këshillit Bashkiak “Per miratimin e sistemit te pikëzimit dhe dokumentave që duhet të plotësojnë individët/familjet për tu trajtuar me programin e subvencionimit të familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuar nga shteti”,  ju njoftojmë si më poshtë se për fazën e pare janë:

 

  • 7 aplikime fitues,
  • 8 aplikme jofitues.

 

Të gjithë qytetarët të cilët janë shpallur fitues në fazën e parë + të aplikimit, duhet te paraqiten pranë zyrës së Shërbimit Social, Bashkia Lushnje nga data 10.03.2025 deri më date 10.04.2025 për të dorëzuar dokumentacionin përkatës.

 

 

Dokumentacioni që duhet të dorëzoni pranë zyrës së Shërbimit Social:

 

a) Të dhëna personale të aplikantit:

I. certifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile;
II. vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.

b) Për vërtetimin e kushteve të strehimit, sipas shkronjës “a”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:

I.    Vërtetim nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes ku vërtetohet se nuk kanë banesë, ose kanë një të tillë nën normat e strehimit; si edhe vërtetimin nga ky institucion për secilin nga anëtarët madhorë të familjës që nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën në 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të një fatkeqësie (vdekje apo sëmundje e rëndë) ose force madhore;
II.    vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;
III.    vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
IV.    aktverifikim nga njësia vendore për:
– banesat në rrezik shembjeje;
– rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësivenatyrore;
– banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
V.    Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
VI.    akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.

c) Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) certifikatë familjare;
ii) vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
ç) Për vërtetimin e kushteve sociale, sipas shkronjës “c”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
ii) vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
iii) dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
iv) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
v) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
vi) urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
vii) vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;

viii) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;

ix) vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
x) vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.

d) Për vërtetimin e kushteve ekonomike, sipas shkronjës “ç”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
ii) Dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve nga Drejtoria Rajonale Tatimore, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes të cilët janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar. Për ato aplikime në të cilat njëri prej anëtarëve madhorë është me raport (leje lindje), për të vërtetuar të ardhurat mbi të cilat kryhen përllogaritjet, do të merret në konsideratë periudha përpara barrëlindjes, duke respektuar afatin e depozitimit të dokumentave. Përjashtimisht, aplikantët që punojnë në institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror, duhet të dorzojnë vetëm vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e tyre.
iii) vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
iv) vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
v) vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
vi)Vërtetim nga organet tatimore për të gjithë anëtarët madhorë të familjes, nëse figurojnë ose jo të regjistruar në sistemin informatik të Drejtorisë Rajonale Tatimore, Tiranë

Ndër të tjera për të vërtetuar situata të caktuar është e nevojshme përpos listës së mësipërme të paraqiten edhe dokumenta si më poshtë vijon:

1.    Vërtetimin nga zyra përmbarimore për masën e pensionit ushqimor që përfiton sipas vendimit të gjykatës. Përjashtimisht vërtetimi nga zyra përmbarimore për masën e pensionit ushqimor që përfitohet sipas vendimit të gjykatë nuk është i detyrueshëm, në rastet kur nuk ndikon në nivelin e të ardhurave minimale dhe maksimale të përfituesve potencialë.
2.    Pasqyra financiare për vitin kalendarik të shkuar për personat e vetëpunësuar e njehsuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore. Ekstrakt historik nga QKB.
3.    Vërtetimi nga zyra e punësimit për personat të cilët janë regjistruar si persona punëkërkues të papunë;
4.    Vërtetimi për individët në moshë madhore të cilët ndjekin studimet.
5.    Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore nëse kanë detyrime të papaguara, për personat e vetëpunësuar.
6.    Vertetim mbi bazën e vlerësuar / Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas datës 01.01.2012)”.

Ndërkohë familjeve të cilat janë celebruar me shtetas të huaj ose individë të cilët kanë vendlindjen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do tu kërkohet vetëm dokumentacioni i siguruar nga Institucionet e Republikës së Shqipërisë.

Indikatorët e Performancës 2021-2023 – Bashkia Lushnje

SHËRBIMI I MENAXHIMIT TË MBETJEVE NË BASHKINË LUSHNJE

 

 

Bashkia Lushnje ofron në të gjithë territorin e saj shërbimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane. Ky shërbim kryhet nga Sektori i Pastrimit në Ndërmarrjen e Pasurisë Publike, Bashkia Lushnje.  Aktualisht bashkia ka arritur të ngrejë infrastrukturën e këtij shërbimi, duke blere  kontinierë dhe  mjete teknologjike. Kryerja e këtij shërbimi nga sektori i pastrimit ka rritur performancëne dhe ka ulur koston e tij.

Monitorimi  i performances nga “Projekti Bashki të Forta” tregon  përmirësim të ndjeshëm në menaxhimin e mbetjeve në territorin e kësaj bashkie.

 

Fact sheets_Indikatoret e perfromances_2021-2023 - Bashkia Lushnje

 

Thirrje publike për pjesëmarrje të përfaqësuesit të Shoqërisë Civile në Komisionin e Vlerësimit të Aplikimeve të Organizatave të Shoqërisë Civile (oshc) në kuadër të thirrjes së katërt publike për organizatat e shoqërisë civile në bashkinë Lushnjë

Qëllimi kryesor i projektit ReLOaD2, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP, është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendim-marrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

 

Në këtë kuadër, Bashkia Lushnje ka hapur Thirrjen e katërt publike për organizatat e shoqërisë civile. Nëpërmjet kësaj thirrje ftohen OShC-të të aplikojnë me projekte sipas kritereve të shpalljeve publike të secilës bashki. Me qëllim vlerësimin e projekteve të propozuara nga OShC-të, ngrihet një komision vlerësimi në Bashkinë Lushnje, ku ka edhe një përfaqësues të OShCve.

 

Për sa më sipër, dhe për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekteve të OShC-ve, Bashkia Lushnje shpall Thirrjen Publike për praninë e një përfaqësuesi të OShC-ve në Komisionet e Vlerësimit të aplikimeve të OShC-ve në  kuadër të Thirrjes së Katërt Publike në Bashkinë Lushnje.

 

Pas dorëzimit të aplikimeve nga OshC-të, procesi vlerësimit pritet të mbahet në muajin Shkurt – Mars 2025. Vlerësimi do të kryhet sipas një Udhëzuesi të përgatitur nga projekti ReLOaD2 dhe mund të zgjasë 1-2 ditë në Bashkinë Lushnje.

 

Përfaqësuesi i OShC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Përfaqësuesi i OShC- së do të jetë anëtar i Komisionit të Vlerësimit me të drejtë vote, dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me rregulloret e Projektit ReLOaD2 dhe Metodologjinë LOD;
  • Përfaqësuesi i OShC- së duhet të marrë pjesë në Komisionin e Vlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
  • Përfaqësuesi i OShC-së do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
  • Përfaqësuesi i OShC- së do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit të Vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dala nga procesi, si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e komisionit të vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.

 

Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë dhe/ose punonjës me orar të plotë të OShC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Përvojë dhe aftësi të mëparshme në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve. Përvoja me skemat e dhënies së granteve të BE-së do të konsiderohet si përparësi;
  • Përvojë në përgatitjen dhe/ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike, sidomos në nivel vendor;
  • Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OShC-të dhe rininë;
  • Njohja e parimeve të Ciklit të Menaxhimit të Projekteve (PCM);

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën: celalidjona@yahoo.com :

  • CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërpërmendura);
  • Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit, në bashkinë Lushnje)
  • Deklaratë nga përfaqësuesi ligjor i OShC-së që autorizon kandidatin për të përfaqësuar OShC-në përkatëse në Komisionin e Vlerësimit.

 

Përfaqësuesi i OShC-s duhet të jetë i gatshëm të punojë pa pagesë.

 

OShC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin e Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do kenë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjen e katërt publike për dorëzimin e projekt propozimeve nga Organizatat e Shoqërisë Civile në Bashkinë Lushnje, për të cilën kandidati është përzgjedhur për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit.

 

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 13 Shkurt 2025.

Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën: celalidjona@yahoo.com.

 

 

Njoftim për Konsultim Publik/ “Strategjia vendore për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë 2025-2031”

Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligjit Nr.139/2015,“Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, neni 18 dhe 52, ligji Nr.119/2014 “Për të drejtën e infomimit”, i ndryshuar, Rregullores së Këshillit Bashkiak për konsultimet publike, si dhe kërkesës së Drejtorisë së Shërbimeve dhe Emergjencave Civile, ju njoftojmë se Bashkia Lushnje në datë 12.02.2025, ditën e mërkurë, ora 10:00, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit, do të zhvillohet dëgjesa publike me temë:

 

“Strategjia vendore për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë 2025-2031.”

 

Njoftimi për dëgjesë publike Emergjencat