Qëllimi kryesor i projektit ReLOaD2, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP, është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendim-marrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.
Në këtë kuadër, Bashkia Lushnje ka hapur Thirrjen e katërt publike për organizatat e shoqërisë civile. Nëpërmjet kësaj thirrje ftohen OShC-të të aplikojnë me projekte sipas kritereve të shpalljeve publike të secilës bashki. Me qëllim vlerësimin e projekteve të propozuara nga OShC-të, ngrihet një komision vlerësimi në Bashkinë Lushnje, ku ka edhe një përfaqësues të OShCve.
Për sa më sipër, dhe për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekteve të OShC-ve, Bashkia Lushnje shpall Thirrjen Publike për praninë e një përfaqësuesi të OShC-ve në Komisionet e Vlerësimit të aplikimeve të OShC-ve në kuadër të Thirrjes së Katërt Publike në Bashkinë Lushnje.
Pas dorëzimit të aplikimeve nga OshC-të, procesi vlerësimit pritet të mbahet në muajin Shkurt – Mars 2025. Vlerësimi do të kryhet sipas një Udhëzuesi të përgatitur nga projekti ReLOaD2 dhe mund të zgjasë 1-2 ditë në Bashkinë Lushnje.
Përfaqësuesi i OShC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
- Përfaqësuesi i OShC- së do të jetë anëtar i Komisionit të Vlerësimit me të drejtë vote, dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me rregulloret e Projektit ReLOaD2 dhe Metodologjinë LOD;
- Përfaqësuesi i OShC- së duhet të marrë pjesë në Komisionin e Vlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
- Përfaqësuesi i OShC-së do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
- Përfaqësuesi i OShC- së do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit të Vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dala nga procesi, si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e komisionit të vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.
Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë dhe/ose punonjës me orar të plotë të OShC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Përvojë dhe aftësi të mëparshme në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve. Përvoja me skemat e dhënies së granteve të BE-së do të konsiderohet si përparësi;
- Përvojë në përgatitjen dhe/ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike, sidomos në nivel vendor;
- Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OShC-të dhe rininë;
- Njohja e parimeve të Ciklit të Menaxhimit të Projekteve (PCM);
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën: [email protected] :
- CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërpërmendura);
- Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit, në bashkinë Lushnje)
- Deklaratë nga përfaqësuesi ligjor i OShC-së që autorizon kandidatin për të përfaqësuar OShC-në përkatëse në Komisionin e Vlerësimit.
Përfaqësuesi i OShC-s duhet të jetë i gatshëm të punojë pa pagesë.
OShC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin e Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do kenë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjen e katërt publike për dorëzimin e projekt propozimeve nga Organizatat e Shoqërisë Civile në Bashkinë Lushnje, për të cilën kandidati është përzgjedhur për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 13 Shkurt 2025.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën: [email protected].