Bashkia Lushnje shpall thirrjen publike për një vend vakant për anëtarësim në Këshillin Vendor të Rinisë.
Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Kandidati/ja duhet të jetë banor/e e Bashkisë Lushnje dhe e moshës prej 15 deri 29 vjeç.
Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë Lushnje duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.
Për kandidatët përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë, duhet të përmbushen kriteret e mëposhtme:
a) të jetë përfaqësues e një organizate rinore ose për të rinjtë;
b) të mos jetë i dënuar;
c) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;
d) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;
Kandidatët për NJË vend vakant në KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë duhet të paraqesin interesin e tyre, në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Integrimit, Politikave Sociale dhe Informimit, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun,
Sektori i Zhvillimit Ekonomik , Promovimit, Rinisë dhe Turizmit, brenda afatit 17.10.2024 duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:
a) kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;
b) jetëshkrim ( CV);
c) fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit;
d) vërtetim të gjendjes gjyqësore;
dh) vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave;
e) referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm;
Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve.
Njoftimi i fituesit do të publikohet në faqen zyrtare të institucionit Bashkia Lushnje, në mjediset e Bashkisë dhe/ose në rrjetet sociale të institucionit.