NJOFTIM

PËR HAPJEN E PROCEDURAVE TË APLIKIMIT PËR AUTORIZIMIN E

ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE QË DO TË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE

PARËSORE TË GARANTUAR NGA SHTETI

 

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në bazë të ligjit nr. 111/2017, “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, dhe të VKM-së nr. 55, datë 6.2.2019, “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit për autorizimin e organizatave jofitimprurëse, që ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti” (i përditësuar), bën publik njoftimin, si më poshtë:

Të gjitha organizatat jofitimprurëse që janë të interesuara të aplikojnë për të marrë autorizim nga ministri i Drejtësisë për të ofruar ndihmën juridike parësore, duhet të plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 15 të ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.

 

Shënim. Kjo thirrje është për organizatat e reja që dëshirojnë të bëhen pjesë e rrjetit të ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe jo për ato të autorizuara më parë nga ministri i Drejtësisë, në kushtet kur me ndryshimet e VKM-së nr. 55/2019, autorizimi jepet pa afat.

 

Kikoni në linkun e mëposhtëm për tu njohur me njoftimin e thirrjes në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare në Qëndrën e Botimeve Zyrtare