NJOFTIM ZYRTAR

 

Bashkia Lushnje njofton të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit me pakicë të karburanteve dhe gazit të lëngshëm (GLN) në territorin e saj se:

Në mbështetje të Ligjit nr. 8450, datë 24.02.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 970, datë 02.12.2015, të ndryshuar, ushtrimi i këtij aktiviteti lejohet vetëm pasi subjekti të jetë pajisur me licencën/autorizimin përkatës.

 

 

Detyrohen të paraqiten pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Lushnje:

  1. Subjektet që aktualisht ushtrojnë aktivitetin e tregtimit me pakicë të karburanteve/GLN pa licencë të vlefshme.
  1. Subjektet e reja që kanë nisur aktivitetin, por nuk janë pajisur me licencë.
  2. Subjektet të cilave u ka përfunduar afati i licencës dhe duhet të kryejnë rinovimin.

 

 

Sanksionet ligjore

Ushtrimi i aktivitetit të stacioneve të shitjes me pakicë të karburanteve/GLN pa licencë përkatëse përbën kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet me gjobë,sipas legjislacionit në fuqi.

 

 

Tarifa e licencës

Sipas VKM nr. 970, datë 02.12.2015, të ndryshuar, tarifa për pajisjen me licencë është:

  •  1 000 000 (një milion) lekë për 5 Vjet

 

Kontakte dhe asistencë

Për çdo informacion, aplikim ose sqarim, ju lutemi të drejtoheni pranë:

Bashkia Lushnje

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Specialist për Transportin & Licencat Profesionale

 

Bashkia Lushnje falënderon të gjitha subjektet për bashkëpunimin dhe respektimin e kuadrit ligjor në fuqi.

 

 

Njoftim Licencimi për tregtim me pakicë të karburanteve dhe gazit të lëngshëm (GLN)