Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa mori pjesë në aktivitetin festiv me rastin e 110-vjetorit të hapjes së shkollës “Dhimitër Mino” në Bubullimë, një nga institucionet arsimore më të vjetra, por edhe ndër më cilësoret në territorin e Lushnjës!
Kryebashkiakja Sefa shprehu vlerësim të madh për çdo arsimtar që ka punuar dhe punon në këtë shkollë me përkushtim dhe profesionalizëm, duke e vlerësuar në emër të Bashkisë Lushnjë, këtë institucion me “Certifikatë Mirënjohje” edhe për numrin e lartë të nxënësve ekselentë që përgatit vit pas viti!
Shkolla “Dhimitër Mino”, Krenari !













