Këshilli Bashkiak i Lushnjës përmes mbledhjes së fundit të zhvilluar këtë të martë (22 Maj) mbylli zyrtarisht edhe punën e tij për këtë legjislature duke i hapur rrugë konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak të dalë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.
Në mbledhjen e fundit të legjislaturës 2019-2023, pika e vetme në rendin e ditë ishte projektvendimi për miratimin e ndihmës ekonomike. Kryetari i Këshillit Bashkiak Ferdinand Gjermeni e konsideroi të suksesshëm punën 4-vjecare të këtij institucioni, sidosmo në kushtet kur mungoi opozita kryesore ndërsa për muaj me radhe veprimtaria e Këshillit u ndikua edhe nga pandemia e Covid-19. Gjermeni vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me drejtuesit e bashkisë gjatë këtyre viteve për të marrë vendime të rëndësishme për Lushnjën dhe lushnjarët të cilët do ta kenë impaktin në vazhdimësi, sikurse janë kthimi i shërbimeve të pastrimit dhe gjelberimit nga privat në publik.
Ndërsa kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa e konsideroi punën e bërë nga Këshilli Bashkiak serioze dhe transparente, duke falenderuar këshilltarët për angazhimin e tyre si individe të veshur me përgjegjësi publike për të marrë vendime që I sherbejne përmirësimit të cilësisë së jetes së qytetareve.
Një nga aspektet më të rëndësishme të punës së Këshillit Bashkiak gjatë këtyre 4 viteve ka qënë transmetimi online i mbledhjeve përmes projektit “Bashki të Forta” që mbështetet nga qeveria zvicerane. Transparence dhe informimi i qytetareve për vendimarrjet e Këshillit Bashkiak do të jetë prioritet i këtij organi edhe për mandatin e ri 2023-2027.




