Drejtoria e Shërbimeve, bashkia Lushnjë zhvillon Dëgjese Publike me grupet e interesit për miratimin e linjave rrethqytetase dhe të vendqëndrimeve për transportin publik

Administrata e bashkisë Lushnjë zhvilloi të hënën, më datë 29 janar 2024, një dëgjesë publike me objekt kërkesën për miratimin e linjave rrethqytetase dhe të parkimit për taksitë dhe autobuzët e transportit publik.

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Publike, Zhvillimit Urban dhe Ruralë kishte si synim konsultimin, informimin e opinionit publik dhe diskutimin me palët e interesuara (operatorët e transportit)  mbi  miratimin e linjave rrethqytetase, si dhe saktësimin dhe miratimin e vendqëndrimeve te parkimit për taksi 4+1, 8+1 dhe autobuzëve, për një periudhë trevjeçare deri në vitin 2027.

 

Në këtë takim morën pjesën operatorë të transportit në bashkinë Lushnjë si dhe qytetarë të ndryshëm.

 

Subjektet e interesuara  dhanë rekomandimet e tyre për administratën bashkiake qoftë për miratimin e linjave rrethqytetëse, ashtu edhe për saktësimin dhe miratimin e vendqëndrimeve te parkimit për taksi 4+1, 8+1 dhe autobuzëve, për periudhën trevjeçare, 2024-2027.

 

 

Përkujtohet 104-vjetori i “Kongresit të Lushnjës”

Lushnja përkujtoi 104 vjetorin e nisjes së punimeve të Kongresit Kombëtar të Lushnjës, një prej ngjareve më të rëndësishme në historine e shtetformimit të vendit tonë. Të pranishëm në aktivitetet për nder të kësaj ngjarje të madhe kombëtare ishin persalitetet të jetës politike e publike, sikurse Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Prefektja e Fierit Rajmonda Balili, deputetë të Lushnjës, drejtues të pushtetit lokal sikurse nënkryetari i bashkisë Elton Korreshi, pasardhës të familjeve patriotike të Lushnjës që kontribuan në zhvillimin e këtij Kongresi, si dhe intelektualë e personazhe të tjerë të jetë qytetare në Lushnjë. Të pranishmit vizituan “Shtëpinë e Kongresit” dhe rikonfirmuan domosdoshmërinë e shtimit të rëndësisë karshi kësaj ngjarje historike për Shqiperinë dhe shqiptarët.

Punimet e Kongresit të Lushnjës zgjatën deri në 31 janar 1920 dhe kulmuan me miratimin e Aktit Themeltar të Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e një qeverie të re, vendime që kishin në fokus një shtet të pavarur me institucione qeverisëse, të cilat do të pamundësonin copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

 

Bashkitë më të suksesshme/ Bashkia Lushnjë futet në proçesin e certifikimit me “Business Friendly Certifications”

“Bashkia Lushnje”  është bashkia e dytë që bëhet pjesë e procesit të certifikimit me “Business Friendly Certifications”, në kuadër të projektit BFC &SEE të çertifikimit dhe garës rajonale në mes të bashkive më të suksesshme në Evropën juglindore!

 

Firmosja e kësaj marrëveshjeje me Drejtoreshën Ekzekutive të SHAV, Adelina Farrici, njëkohësisht dhe përfaqesuese e sekretariatit të BFC &SEE është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së mundësive për bashkëpunime e kooperime me institucionet homologe europiane në funksion të zhvillimit të potencialit për bizneset lokale të Lushnjës!

 

Jo vetëm kaq, por duke plotësuar kriteret e kërkuara Bashkia Lushnjë mund të jetë ndër të parat bashki në Shqipëri që mund marrë çertifikatën BFC &SEE, duke shtuar shumë shanset për të thithur investime të huaja!

 

Përurohet Qendra Shëndetësore në lagjen “Gafurr Muço”, shërbim cilësor për mijëra banorë

Lagjja “Gafurr Muço” në Lushnjë do të ketë nga tani e në vazhdim një Qendër Shëndetesore bashkëkohore që plotëson nevojat e komunitetit për këtë shërbim.

Puna për ndërtimin e saj u mbështet nga Fondacioni “Mirënjohja”. Përgjegjësi i këtij Fondacioni për Ballkanin Mahmoud Al’ Najadi së bashku me Drejtorin e zyrës për vendin tonë Samet Shehu si dhe Myftiun e Lushnjës Gramoz Blliku morën pjesë në inaugurimin e Qendrës bashkë me kryebashkiaken Eriselda Sefa.

Znj.Sefa falenderoi Fondacionin “Mirënjohja” për bashkëpunimin në përmirësimin e infrastrukturës publike me disa projekte, e në shenje falenderimi i dha Z. Mahmoud Al’ Najadi një “Certifikatë Mirënjohje” në emër të Bashkisë Lushnjë.

Po ashtu kryebashkiakja vleresoi rolin e Myftiut Gramoz Blliku për angazhimin social në të gjithë territorin e Lushnjës.