“Bashkia Lushnje” është bashkia e dytë që bëhet pjesë e procesit të certifikimit me “Business Friendly Certifications”, në kuadër të projektit BFC &SEE të çertifikimit dhe garës rajonale në mes të bashkive më të suksesshme në Evropën juglindore!
Firmosja e kësaj marrëveshjeje me Drejtoreshën Ekzekutive të SHAV, Adelina Farrici, njëkohësisht dhe përfaqesuese e sekretariatit të BFC &SEE është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së mundësive për bashkëpunime e kooperime me institucionet homologe europiane në funksion të zhvillimit të potencialit për bizneset lokale të Lushnjës!
Jo vetëm kaq, por duke plotësuar kriteret e kërkuara Bashkia Lushnjë mund të jetë ndër të parat bashki në Shqipëri që mund marrë çertifikatën BFC &SEE, duke shtuar shumë shanset për të thithur investime të huaja!


