Puna për rehabilitimin total të Përroit të Lushnjës po ecën me ritme të kënaqshme. Projekti më i rëndësishëm infrastrukturor në Lushnjë deri më tani është zbatuar në masën 35% të ndërhyrjes totale.
Gjatë këtyre muajve është punuar në shtratin e përroit me gjatësi 1100 ml dhe paralelisht në dy segmentet rrugore që shoqerojnë këtë gjatësi , në rrugët “Lasgush Poradeci” dhe “Harun Sefa”.
Në pjesën e përroit është bërë pastrimi i tij dhe krijimi i seksionit të betonuar. Ndërsa tek dy segmentet rrugore janë kryer punime prishje mure rrethuese dhe ndërtim i tyre, punime infrastrukture dhe punime për krijimin e shtratit të rrugës sipas projektit.
Projekti për rehabilitimin e përroit veç pjesës teknike përfshinë edhe ndërtim trotuari, korsi biçiklete nga një anë, ndërtimi i dy urave me konstruksion metalik si dhe dy rrugëve paralel me përroin.
Ky investim do të ketë një impakt direkt në cilësinë e jetës së mijëra banorëve që jetojnë në lagjet përreth përrorit, por edhe më tej të të gjithë qytetit sepse mund të përdoret si hapësire rekreative nga të gjithë qytetarët.