Këshilli Bashkiak i Lushnjës në bashkëpunim me administratën e bashkisë Lushnjë zhvilloi një konsultim publik mbi projekt-aktin nr.15 data 15.02.2023” Mbi miratimin e rregullores per funksionimin e tregut të fruta-perimeve” në Lushnjë.

Të pranishëm në këtë dëgjese të zhvilluar në ambjentet e Muzeut Historik ishin tregtarë të cilët ushtrojnë ndër vite aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit të fruta-perimeve në këtë zonë dhe që kanë shprehur interes për të qënë pjesë e struktures së re akomoduese.

Investimi për markatën e re modern po shkon drejt fundit ndaj në këtë konsultim publik grupet e interesit shprehen sygjerime në lidhje me rregulloren që sanksionon të drejtat dhe detyrimet e palëve bashkëpunuese në tregun e ri.

Të gjitha sygjerimet do të administrohen nga përfaqësues të Bashkisë përpara se rregullorja për funksionimin e markatës së re të fruta-perimeve të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak.