Këtë të martë u zhvillua mbledhje e Konstituimit të Këshillit Bashkiak Lushnjë e pasuar edhe nga betimi i znj.Eriselda Sefa si kryetare e bashkisë Lushnjë.

Në krye të Këshillit Bashkiak Lushnjë për  mandatin e ri të pushtetit lokal 2023-2027 u zgjodh me shumicë votash Z.Erjet Dhima, ndërsa Zv.Kryetare Znj,Merjeme Dervishi dhe Znj.Kozeta Guçi.

Këshilli Bashkiak Lushnjë me votim të fshehte përcaktoi edhe pesë anëtarët që do të përfaqësojnë Lushnjën në Këshillin e Qarkut Fier.

Pas betimit, Znj.Eriselda Sefa në fjalën e saj të parë si kryetare e rizgjedhur për një mandat të plotë, konfirmoi angazhimin për të qeverisur me transparence të plotë, përkushtim maksimal dhe komunikim të vazhdueshëm jo vetëm me të gjitha forcat politike të përfaqësuara në Këshillin Bashkiak, por mbi të gjitha bashkëqeverisje me qytetarët, të cilët do të gjejnë sikurse tha Znj.Sefa, tek bashkia Lushnjë, një derë të hapur për cdo shqetësim me interes publik dhe jo vetëm.

Të pranishëm në mbledhjen e Konstituimit Prefekti Z.Lefter Shehaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Z.Taulant Balla si dhe deputetë të parlamentit të Shqiperisë për qarkun Fier.