Bashkia e Lushnjës po punon intensivisht për të realizuar edhe dy investime të tjera më rëndësi për infrastrukturën publike në zonat rurale.
Fokusi gjatë këtyre javëve ka qënë tek dy segmente rrugore në zonën kodrinore të Darsisë.
Konkretisht Ndërmarrja Bashkiake vijon me intensitet të punojë në rrugën e Gjuzajt dhe të Gjyshajt, dy fshatra të Njësisë Adninistrative Ballagat.
Në Gjuzaj investimi ka qënë me kompleks sepse është dashur të ndërtohen edhe mure betoni në disa pjesë për të shmangur rreshkitjen e tokës dhe dëmtimin e rrugës në të ardhmen.
Ndërsa në Gjyshaj terreni mbi të cilin po punohet për rehabilitimin e rrugës është shumë më i mirë.
Puna për asfaltimin e këtyre dy segmenteve pritet të përfundojë brenda mesit të muajit qershor.
Këto dy investime kanë qënë kërkese e kahershme e qindra familjeve të këtyre zonave të cilat përvec një cilësie jete shumë më të mirë, do të kenë lehtësi të shtuara edhe në punën e tyre të përditshme në bujqësi.
Synimi i Bashkisë Lushnjë është që të mbyllen sa më shpejt rehabilitimet e akseve kryesore në Njësitë Administrative, për ta zhvendosur fokusin pastaj tek urbanizmi i fshatrave dhe sistemimi i blloqeve të banimit në qytet.



