“Subvencionimi i interesave të kredive” për shtëpi; mënyra e aplikimit dhe familjet/individët që kanë prioritet

Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Drejtoria e Strehimit ka bërë thirrje për aplikimin e programit “Subvecionimin e interesave të kredisë”. Për  Bashkinë Lushnje janë në dispozicion 17 kuota për familjet e pastreha të interesuara për ketë program.

 

Këto familje përfitojnë kredi me interes 3% në vitë.

 

Programi i subvencionimit të interesave të kredisë do të vazhdojë të zbatohet nga tre banka të nivelit të dytë me të cilat MEKI ka marrëveshje qe nga viti 2019(Intesa SanPaolo Bank, Raiffeisen Bank, Banka Kombëtare Tregtare), do të targetojë familjet/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi.

 

Përparësi në përzgjedhje do të kenë:

1.Familje të reja dhe të rinj me moshë jo më të madhe se 40 vjec.

2. Gra kryefamiljare/ gra të dhunuara

3. Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë

4.Familjet me më shumë se 4 fëmijë

Përparësitë e përcaktuara më sipër nuk përjashtojnë individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto grupe.

 

Thirrja do të jetë hapur nga data 01.01.2025 deri në datën 28.02.2025 për te interesuarit e ketij programi, të cilët duhet te aplikojnë në sistemin online e-albania.

 

Gjithashtu për cdo paqartësi të paraqiten pranë Drejtorisë së Shërbimit Social.

 

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Lushnjë, takim me fermerë e biznese të prodhimit të vajit të ullirit në Ballagat

Presidenti i Republikës zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkinë e Lushnjës, ku u prit nga kryebashkiakja, Znj.Eriselda Sefa dhe stafi i saj i ngushtë.

 

 

Zonja Sefa e njohu Presidentin me projektet e rëndësishme në funksion të infrastrukturës dhe zhvillimit urban në Lushnjë duke u ndalur më së shumti tek potencialet e zhvillimit socio-ekonomik të zonës së Lushnjës, mbi të gjitha bujqësia dhe agroturizmi të cilat janë fort të lidhura me njëra-tjetrën!

 

 

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj u njoh me zhvillimin dhe problematikat e ekonomisë bujqësore, e cila zë peshën kryesore në zonën e Myzeqesë, por dhe një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Kreu i Shtetit i shoqëruar nga kryebashkiakja Sefa vizituan disa fabrika vaji ulliri dhe serrat me produkte bujqësore në njësinë administrative të Ballagatit. Ai i nxiti këta sipërmarrës të ndërtojnë modele agroturizmi që të arrijnë përfshirjen e kësaj zone të mrekullueshme nga natyra dhe dora e njerëzve të saj punëtorë në hartën e pikave turistike të vendit.

 

 

Kryebashkiakja Sefa nga ana e saj shtoi se bashkia, përveç angazhimit të vazhdueshëm në promovimin e prodhimeve të kësaj zone të Darsisë, evidentoi edhe politikat lokale në funksion të nxitjes së hapjes së bizneseve lokale në agroturizëm. Ajo tha se çiftet e reja që duan të hapin biznese të reja në këtë sektor përjashtohen në vitet e para nga tarifat vendore, pa lënë mënjanë mundësinë për të përfituar edhe nga skemat lehtësuese te qeverisë për këtë sektor.

 

 

Duhet thënë që zona e Darsisë ka traditë në kultivimin e agrumeve dhe ullinjve! Banorët e zonës janë investuar shumë në kultivimin e kësaj peme, e paralelisht janë ndërtuar fabrika moderne të përpunimit të ullirit, duke garantuar vaj cilësor për tregun vendas dhe atë të huaj!

 

Programi social i strehimit “Subvencioni i qirasë në tregun e lirë për vitin 2025” / Kriteret, afatet dhe dokumentacioni për aplikantët

Bashkia Lushnje, në kuadër të programeve sociale të strehimit, konkretisht programit të subvencionimit të qirase, në përputhje me proçedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin Nr.22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar me Ligjin Nr.48/2023 ” Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.22/2018 “Per strehimin social” VKM Nr.384, date 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe afateve e proçedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, VKM Nr. 459, datë 03.07.2019 “Për regullat per administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit, mënyrën e financimit të subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgiegjëse për strehimin”, VKM Nr. 362, date 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” si dhe VKM Nr.301, date 15.04.2021, “Per normat e strehimit”

 

Njofton të gjithë familjet e pastreha të interesuara të depozitojnë kërkesën e tyre dhe dokumentacion ligjor si më poshtë vijon:

  • Fotokopje e kartave të identitetit,
  • Certifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile,
  • Certifikatë familjare,
  • Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social,
  • Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive te paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes,
  • Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që nuk ka kryer transaksione financiare për tjetësimin e pasurisë ne 5 vitet e fundit,
  • Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e prones, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi,
  • Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi,
  • Vërtetimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës që aplikanti apo cdo pjesëtar tjeter i familjes në moshë madhore nuk ka aplikuar për legalizim banese,
  • Aktverifikim nga njësia vendore për: – banesat ne rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehe, si rezultat i fatkeqesive natyrore; – banesat që prishen ose peërjashtohen nga procesi i legalizimit,
  • Vendim i gjykatës per familjet qe humbasin banesën per shkak te zbatimit te vendimit te gjykatës,
  • Akt i verifikimit nga njesia vendore per familjet rome/egjiptiane, qe banojne ne banesa individuale ose struktura, te cilat nuk klasifikohen si banese,
  • Vendim i gjykatës qe i lë në ngarkim femijen ose femijet per ciftet e divorcuara,
  • Vërtetim i komisionit mjekesor te percaktimit të aftesise se kufizuar per individe me aftesi te kufizuara,
  • Vërtetim perkates nga institucioni ku ka qënë i strehuar dhe libreze e jetimit, dhëne nga institucioni shteteror i autorizuar per individët me statusin e jetimit,
  • Dokument qe verteton se ka mbetur i pastrehe si rezultat i lirimit të banesave, ish-prone e subjekteve te shpronësuara,
  • Dokument i lëshuar nga institucionet perkatëse shteterore per personat qe kane statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkerkues”,

 

Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve te rëne në detyrë, që u përkasin Policisë se Shtetit, Gardës së Republikes, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve:

  • Vetëdeklarim nese individi/familja i perket pakices kombetare rome ose egjiptiane,
  • Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin,
  • Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI,
  • Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajze-nënë,
  • Vërtetim i te ardhurave neto te familjes ose nje deklarate me shkrim nga aplikuesi per të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, te cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare qe e vërtetone atë, përfshire vertetimin nga punëdhenesi per pozicionin dhe pagen e aplikantit e te personave te tjere te familjes, qe jane ne marredhenie pune,
  • Dokument nga organet tatimore dhe ato te sigurimeve shoqerore per derdhjen e kontributeve, per te gjithe anëtarët e punësuar dhe te vetepunesuar te familjes,
  • Vertetim nga zyra e ndihmes dhe perkujdesjes prane njesive te veteqeverisjes vendore për anëtarët e familjes te perfshire ne programin e ndihmes ekonomike dhe te pageses per personat me aftesi te kufizuar,
  • Vërtetim nga zyra e punesimit e njesise vendore perkatese per personat e perfshire ne programin e pageses se papunësisë,
  • Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqerore per personat ne pension,
  • Kontrata e qerasë me afat jo me pak se 1-vjeçar (duhet te jetë e noterizuar), si dhe numri i llogarisë bankare të qiradhenësit.

 

Në zbatim të ligjit nr.22/2018 “Për strehimin social” i ndryshuar me ligjin nr. 48/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”, aplikimet për përfshirjen në programet sociale të strehimit do të bëhen online përmes portalit e-albania.

 

  • Afati i aplikimit është deri në datën 30.11.2024
  • Dokumentat duhet të jenë të lëshuar brenda 3 muajve të fundit nga momenti që qytetari bën aplikimin/ rifreskimin e dokumentacionit.

 

NJOFTIM PËR BURSAT E ARSIMIT TË MESËM PARAUNIVERSITAR PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2024 -2025

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.666, Date 10.10.2019 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit  e Arsimit Parauniversitar, si dhe format e tjera të përkujdesjes ndaj kategorive të vecanta në Institucionet Arsimore Parauniversitare Publike” të ndryshuar, me qëllim që cdo fëmijë/nxënës të mund të jetë i vlerësuar, të regjistrohet dhe të ndjekë arsimin në Institucione Arsimore Parauniversitare publike në vitin shkollor 2024-2025 në arritjen e qëllimit, ka planifikuar bursa për nxënësit e arsimit parauniversitar.

 

Mbështetur në kriteret e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.666, Datë10.10.2019, të ndryshuar, përfitojnë bursë:

 

1.Nxënësit, të cilët ndjekin studimet në Institucionin Arsimorë publikë të arsimit parauniversitarë, mund të perfitojnë bursa dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim, nga buxheti vjetor i miratuar  për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë përgjegjëse për arsimin profesional.

2.Nxënësit, të cilët ndjekin Arsimin Parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në Institucione Arsimore publike, përfitojnë bursë brënda kuotave dhe kritereve, si më poshtë vijon :

 

1 – Kriteri ekonomik:

a) nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët ndjekin procesin mësimor në largësi mbi 5km nga vendbanimi i përheshëm i tyre, qe plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës Nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe që akomodohen në konvikte publike

b) nxënësit e arsimit parauniversitar, te cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9-vjecare brënda rrezes prej 5 km, të cilët plotësojnë kriterin ekonomi sipas pasqyres Nr.1 dhe që akomodohen ne konvikte publike

c) nxënësit, femijë të familjeve në nevojë, që janë regjistruar në arsimin bazë, por në pamundësi financiare, nuk ndjekin arsimin bazë.

 

2 – Kriteri i rezultateve te arritura

Nxënësit e arsimit profesional, të cilët kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9(nënte) deri në 10 (dhjetë).

 

3 – Kriteri joekonomik:

a) nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit,

b) nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendime gjykate të formës së prerë,

c) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe nxënësit me aftësi te kufizuara, të vërtetuar nga komisioni mjekoligjor.

ç) nxënësit, të cilët gezojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë

d) nxënësit, femijë të personit /personave që gëzojnë statusin e invalidit

dh)nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin  e mesëm profesional 

e) nxënësit të cilët janë indentifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qënieve njërëzore dhe kanë humbur kujdestarinë prindërore,

ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm, te Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave te Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë të Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në kryje dhe për shkak të detyrës.

f) nxënëset (vajza) të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanike, elektronikë, elektronikë, punim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti, termo- hidraulikë.

g) nxënësit me një prind, kur njëri prej prindërve nuk jeton.

gj) nxënëset, të cilat regjistrohen në arsimin profesional në të gjitha drejtimet mësimore, përjashtuar ato që përfitojnë nga shkronja “f”, e këtij vendimi, trajtohen me 50% të bursës.

 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të mësipërm do të jetë data 11.11.2024.

 

 Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Integrimit, Politikave Sociale dhe Informimit, Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Promovimit, Rinisë dhe Turizmit, Bashkia Lushnje.