“Subvencionimi i interesave të kredive” për shtëpi; mënyra e aplikimit dhe familjet/individët që kanë prioritet

Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Drejtoria e Strehimit ka bërë thirrje për aplikimin e programit “Subvecionimin e interesave të kredisë”. Për  Bashkinë Lushnje janë në dispozicion 17 kuota për familjet e pastreha të interesuara për ketë program.

 

Këto familje përfitojnë kredi me interes 3% në vitë.

 

Programi i subvencionimit të interesave të kredisë do të vazhdojë të zbatohet nga tre banka të nivelit të dytë me të cilat MEKI ka marrëveshje qe nga viti 2019(Intesa SanPaolo Bank, Raiffeisen Bank, Banka Kombëtare Tregtare), do të targetojë familjet/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi.

 

Përparësi në përzgjedhje do të kenë:

1.Familje të reja dhe të rinj me moshë jo më të madhe se 40 vjec.

2. Gra kryefamiljare/ gra të dhunuara

3. Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë

4.Familjet me më shumë se 4 fëmijë

Përparësitë e përcaktuara më sipër nuk përjashtojnë individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto grupe.

 

Thirrja do të jetë hapur nga data 01.01.2025 deri në datën 28.02.2025 për te interesuarit e ketij programi, të cilët duhet te aplikojnë në sistemin online e-albania.

 

Gjithashtu për cdo paqartësi të paraqiten pranë Drejtorisë së Shërbimit Social.

 

AlbaniaUSA