Bashkia Lushnje, në kuadër të programeve sociale të strehimit, konkretisht programit të subvencionimit të qirase, në përputhje me proçedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin Nr.22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar me Ligjin Nr.48/2023 ” Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.22/2018 “Per strehimin social” VKM Nr.384, date 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe afateve e proçedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, VKM Nr. 459, datë 03.07.2019 “Për regullat per administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit, mënyrën e financimit të subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgiegjëse për strehimin”, VKM Nr. 362, date 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” si dhe VKM Nr.301, date 15.04.2021, “Per normat e strehimit”
Njofton të gjithë familjet e pastreha të interesuara të depozitojnë kërkesën e tyre dhe dokumentacion ligjor si më poshtë vijon:
- Fotokopje e kartave të identitetit,
- Certifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile,
- Certifikatë familjare,
- Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social,
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive te paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes,
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që nuk ka kryer transaksione financiare për tjetësimin e pasurisë ne 5 vitet e fundit,
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e prones, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi,
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi,
- Vërtetimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës që aplikanti apo cdo pjesëtar tjeter i familjes në moshë madhore nuk ka aplikuar për legalizim banese,
- Aktverifikim nga njësia vendore për: – banesat ne rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehe, si rezultat i fatkeqesive natyrore; – banesat që prishen ose peërjashtohen nga procesi i legalizimit,
- Vendim i gjykatës per familjet qe humbasin banesën per shkak te zbatimit te vendimit te gjykatës,
- Akt i verifikimit nga njesia vendore per familjet rome/egjiptiane, qe banojne ne banesa individuale ose struktura, te cilat nuk klasifikohen si banese,
- Vendim i gjykatës qe i lë në ngarkim femijen ose femijet per ciftet e divorcuara,
- Vërtetim i komisionit mjekesor te percaktimit të aftesise se kufizuar per individe me aftesi te kufizuara,
- Vërtetim perkates nga institucioni ku ka qënë i strehuar dhe libreze e jetimit, dhëne nga institucioni shteteror i autorizuar per individët me statusin e jetimit,
- Dokument qe verteton se ka mbetur i pastrehe si rezultat i lirimit të banesave, ish-prone e subjekteve te shpronësuara,
- Dokument i lëshuar nga institucionet perkatëse shteterore per personat qe kane statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkerkues”,
Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve te rëne në detyrë, që u përkasin Policisë se Shtetit, Gardës së Republikes, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve:
- Vetëdeklarim nese individi/familja i perket pakices kombetare rome ose egjiptiane,
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin,
- Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI,
- Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajze-nënë,
- Vërtetim i te ardhurave neto te familjes ose nje deklarate me shkrim nga aplikuesi per të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, te cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare qe e vërtetone atë, përfshire vertetimin nga punëdhenesi per pozicionin dhe pagen e aplikantit e te personave te tjere te familjes, qe jane ne marredhenie pune,
- Dokument nga organet tatimore dhe ato te sigurimeve shoqerore per derdhjen e kontributeve, per te gjithe anëtarët e punësuar dhe te vetepunesuar te familjes,
- Vertetim nga zyra e ndihmes dhe perkujdesjes prane njesive te veteqeverisjes vendore për anëtarët e familjes te perfshire ne programin e ndihmes ekonomike dhe te pageses per personat me aftesi te kufizuar,
- Vërtetim nga zyra e punesimit e njesise vendore perkatese per personat e perfshire ne programin e pageses se papunësisë,
- Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqerore per personat ne pension,
- Kontrata e qerasë me afat jo me pak se 1-vjeçar (duhet te jetë e noterizuar), si dhe numri i llogarisë bankare të qiradhenësit.
Në zbatim të ligjit nr.22/2018 “Për strehimin social” i ndryshuar me ligjin nr. 48/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”, aplikimet për përfshirjen në programet sociale të strehimit do të bëhen online përmes portalit e-albania.
- Afati i aplikimit është deri në datën 30.11.2024
- Dokumentat duhet të jenë të lëshuar brenda 3 muajve të fundit nga momenti që qytetari bën aplikimin/ rifreskimin e dokumentacionit.