Njoftim për Dëgjesë Publike “Plani Social 2025-2028” dhe “Plani i Integritetit 2025-2028”

Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligjit Nr.139/2015,“Për Vetëqeverisjen Vendore””, i ndryshuar, neni 8 pika 1, neni 9 pika1.2 shkronja “a” dhe “b”, neni15, neni16, neni 23 pika 4, neni 32 pika 2 dhe ligji Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar,në kuadër të angazhimit për përfshirje të qytetarëve në vendimarrje, ju njoftojmë se në datë 15.08.2025, ditën e premte, ora 09:00, në ambientin e Muzeut Historik, do të zhvillohet dëgjesa publike me temë:

 

“Plani Social 2025-2028” dhe “Plani i Integritetit 2025-2028”

 

Draft PLANI SOCIAL 2025 2028

 

Draft PLANI I INTEGRITETIT 2025-2028

Njoftim për Dëgjesë Publike “Plani i Arsimit Parauniversitar Bashkia Lushnje”

Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligjit Nr.139/2015,“Për Vetëqeverisjen Vendore””, i ndryshuar, neni 8 pika 1, neni 9 pika1.2 shkronja “a” dhe “b”, neni15, neni16, neni 23 pika 4, neni 32 pika 2 dhe ligji Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar,në kuadër të angazhimit për përfshirje të qytetarëve në vendimarrje, ju njoftojmë se në datë 01.08.2025, ditën e premte, ora 09:30, në ambientin e Muzeut Historik, do të zhvillohet dëgjesa publike me temë:

 

“Njoftim – Plani i Arsimit Parauniversitar Bashkia Lushnje”

 

Plani i Arsimit parauniversitar ne Bashkine Lushnje

“Sistemimi i sheshit dhe tregut të fruta-perimeve” në rrugën “Pavarësia”/ Bashkia Lushnje zhvillon dëgjesë publike me banorët e zonës

Më datë 12.06.2025, u zhvillua  Dëgjesa Publike me banorët e lagjes “Skënder Libohova”, të cilët preken nga investimi për “Sistemimin e sheshit dhe tregut të fruta-perimeve” në rrugën “Pavarësia”.

Bëhet fjalë për një ndërhyrje të domosdoshme që synon të përmirësojë dukshëm kushtet e tregtimit të produkteve, e rrjedhimisht edhe të ofrojë një zonë shumë më të pastër e të rregulluar për komunitetin!

 

Procesverbal dhe Listëprezenca e dëgjesës publike!

 

 

Kryeministri Rama inspekton punimet për rehabilitimin e kinoteatrit “Vaçe Zela”, qendër arti moderne dhe multifunksionale

Kryeministri Edi Rama së bashku me Zv/kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa panë nga afër ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e kinoteatrit “Vaçe Zela” në Lushnjë.

 

Zonja Balluku tha se punimet përmes Fondit Shqiptarë të Zhvillimit janë duke ecur me ritmin e duhur.

 

“Kemi bërë dhe një dakordësi mes bashkisë, Eriseldës dhe FShzh-së për ta kthyer këtë pjesën këtu në muzeale, pasi kemi identifikuar brenda këtij teatri shumë pjesë të vjetra si piano, apo rroba që kanë qenë pjesë e kostumografisë për t’u përdorur. Dhe e kemi lënë që kjo pjesa këtu të jetë pak më e errët dhe të ketë mundësi për ekspozimin e këtyre sendeve që janë të vyera për historikun e teatrit. Kemi një skenë rrotulluese.Është e dyta në Shqipëri pas asaj të Teatrit dhe Operas, dhe është bashkangjitur në ndërtesë edhe teatri i Kukullave që do të jetë gjithashtu dhe në funksion të një qendre kulturore. “Kati përdhe ka qenë magazinë, tani mendojmë ta kthejmë në zonë kulturore për fëmijët dhe të rinjtë me kurse të ndryshme muzikore e artistike. Pjesa jashtë, do jetë e gjitha në formën e një lulishteje” – shpjegoi Zëvendëskryeministrja Balluku.

 

Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e bërë për realizimin e projektit dhe rekomandoi lidhur me disa elemente artistike plotësuese.

 

Qendrës së Artit “Vaçe Zela”, në bashkinë Lushnjë, e pozicionuar në lagjen “Kongresi i Lushnjës”, me funksione komplekse si teatër, kinema, aktivitete sociale kulturore etj, është godinë e ndërtuar që në vitin 1974 dhe projekti i ri, falë një koncepti bashkëkohor të një qendre arti multifunksionale, përfshin ndërtimin e një salle teatri moderne, kinema, një skenë lëvizëse, teatrin e kukullave, hapësirë për ekspozita, kurse arti për të rinjtë, e gjitha një hapësirë ideale për shfaqje të ndryshme teatrore, muzikore dhe artistike.