Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligjit Nr.139/2015,“Për Vetëqeverisjen Vendore””, i ndryshuar, neni 8 pika 1, neni 9 pika1.2 shkronja “a” dhe “b”, neni15, neni16, neni 23 pika 4, neni 32 pika 2 dhe ligji Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar,në kuadër të angazhimit për përfshirje të qytetarëve në vendimarrje, ju njoftojmë se në datë 26.08.2025, ditën e martë, ora 10:30, në ambientin e Muzeut Historik, do të zhvillohet dëgjesa publike me temë:
Më datë 1 gusht, në ambjentet e Muzeut Historik të qytetit, bashkia Lushnje zhvilloi dëgjesën publike me temë “Plani i Arsimit Parauniversitar”.
Plani i Arsimit Parauniversitar i Bashkisë Lushnje 2026–2028 është një dokument strategjik që synon përmirësimin e cilësisë dhe aksesit në arsimin parauniversitar në nivel vendor.
Ai nis me një analizë të kontekstit administrativ, demografik dhe ligjor, duke vendosur bazat për vendimmarrje të informuar. Një pjesë e rëndësishme i kushtohet vlerësimit të shërbimit të arsimit parashkollor për vitin shkollor 2024–2025, përfshirë mbulimin me kopshte dhe kualifikimin e stafit edukativ.
Vëmendje i është kushtuar gjithashtu fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe aksesit fizik në infrastrukturë. Raporti trajton përfshirjen e grupeve vulnerabël dhe nevojat për përmirësim të kushteve higjieno-sanitare dhe materialeve didaktike. Një tjetër kapitull analizon ndjekjen e shkollës fillore, 9-vjeçare dhe të mesme, duke nxjerrë në pah sfidat dhe arritjet për çdo nivel.
Plani jep të dhëna specifike për çdo njësi administrative, si Lushnjë, Allkaj, Bubullimë, Hysgjokaj, Golem e të tjera. Theksi vendoset në përhapjen dhe barazinë në ofrimin e shërbimit arsimor në të gjithë territorin. Për herë të parë, plani përfshin një vizion të qartë dhe objektiva strategjikë për vitet 2026–2028. Ai përmbledh investimet kapitale që do të realizohen, bazuar në prioritetet e identifikuara. Buxheti është planifikuar sipas të ardhurave vendore dhe mbështetjes nga qeveria qendrore.
Një seksion i posaçëm trajton planin e veprimit me matrica konkrete të aktiviteteve për çdo vit. Monitorimi dhe vlerësimi janë të integruara për të garantuar transparencë dhe ndikim real në komunitet.
Dokumenti përmbyllet me një analizë të kuadrit ligjor dhe procesit të rishikimit të planit sipas nevojës. Ky plan përbën një hap të rëndësishëm drejt një arsimi më gjithëpërfshirës, cilësor dhe të barabartë për të gjithë fëmijët e Bashkisë Lushnje.
Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligjit Nr.139/2015,“Për Vetëqeverisjen Vendore””, i ndryshuar, neni 8 pika 1, neni 9 pika1.2 shkronja “a” dhe “b”, neni15, neni16, neni 23 pika 4, neni 32 pika 2 dhe ligji Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar,në kuadër të angazhimit për përfshirje të qytetarëve në vendimarrje, ju njoftojmë se në datë 15.08.2025, ditën e premte, ora 10:00, në ambientin e Muzeut Historik, do të zhvillohet dëgjesa publike me temë: