Kreditë e buta/ Shpallen 7 fituesit e fazës së parë, afati dhe dokumentat që duhet të dorëzohen në bashkinë Lushnjë

N J O F T I M

 

Bazuar në ligjin Nr.22 datë 03.05.2018 “Per strehimin social” i ndryshuar ne zbatim te vendimit Nr.99 datë 26/11/2024 të Këshillit Bashkiak “Per miratimin e sistemit te pikëzimit dhe dokumentave që duhet të plotësojnë individët/familjet për tu trajtuar me programin e subvencionimit të familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuar nga shteti”,  ju njoftojmë si më poshtë se për fazën e pare janë:

 

  • 7 aplikime fitues,
  • 8 aplikme jofitues.

 

Të gjithë qytetarët të cilët janë shpallur fitues në fazën e parë + të aplikimit, duhet te paraqiten pranë zyrës së Shërbimit Social, Bashkia Lushnje nga data 10.03.2025 deri më date 10.04.2025 për të dorëzuar dokumentacionin përkatës.

 

 

Dokumentacioni që duhet të dorëzoni pranë zyrës së Shërbimit Social:

 

a) Të dhëna personale të aplikantit:

I. certifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile;
II. vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.

b) Për vërtetimin e kushteve të strehimit, sipas shkronjës “a”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:

I.    Vërtetim nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes ku vërtetohet se nuk kanë banesë, ose kanë një të tillë nën normat e strehimit; si edhe vërtetimin nga ky institucion për secilin nga anëtarët madhorë të familjës që nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën në 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të një fatkeqësie (vdekje apo sëmundje e rëndë) ose force madhore;
II.    vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;
III.    vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
IV.    aktverifikim nga njësia vendore për:
– banesat në rrezik shembjeje;
– rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësivenatyrore;
– banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
V.    Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
VI.    akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.

c) Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) certifikatë familjare;
ii) vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
ç) Për vërtetimin e kushteve sociale, sipas shkronjës “c”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
ii) vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
iii) dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
iv) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
v) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
vi) urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
vii) vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;

viii) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;

ix) vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
x) vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë.
d) Për vërtetimin e kushteve ekonomike, sipas shkronjës “ç”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
ii) Dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve nga Drejtoria Rajonale Tatimore, për të gjithë anëtarët madhorë të familjes të cilët janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar. Për ato aplikime në të cilat njëri prej anëtarëve madhorë është me raport (leje lindje), për të vërtetuar të ardhurat mbi të cilat kryhen përllogaritjet, do të merret në konsideratë periudha përpara barrëlindjes, duke respektuar afatin e depozitimit të dokumentave. Përjashtimisht, aplikantët që punojnë në institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror, duhet të dorzojnë vetëm vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e tyre.
iii) vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
iv) vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
v) vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
Vërtetim nga organet tatimore për të gjithë anëtarët madhorë të familjes, nëse figurojnë ose jo të regjistruar në sistemin informatik të Drejtorisë Rajonale Tatimore, Tiranë

Ndër të tjera për të vërtetuar situata të caktuar është e nevojshme përpos listës së mësipërme të paraqiten edhe dokumenta si më poshtë vijon:

1.    Vërtetimin nga zyra përmbarimore për masën e pensionit ushqimor që përfiton sipas vendimit të gjykatës.Përjashtimisht vërtetimi nga zyra përmbarimore për masën e pensionit ushqimor që përfitohet sipas vendimit të gjykatë nuk është i detyrueshëm, në rastet kur nuk ndikon në nivelin e të ardhurave minimale dhe maksimale të përfituesve potencialë.
2.    Pasqyra financiare për vitin kalendarik të shkuar për personat e vetëpunësuar e njehsuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore. Ekstrakt historik nga QKB.
3.    Vërtetimi nga zyra e punësimit për personat të cilët janë regjistruar si persona punëkërkues të papunë;
4.    Vërtetimi për individët në moshë madhore të cilët ndjekin studimet.
5.    Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore nëse kanë detyrime të papaguara, për personat e vetëpunësuar.
6.    Vertetim mbi bazën e vlerësuar / Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas datës 01.01.2012)”.

Ndërkohë familjeve të cilat janë celebruar me shtetas të huaj ose individë të cilët kanë vendlindjen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do tu kërkohet vetëm dokumentacioni i siguruar nga Institucionet e Republikës së Shqipërisë.

Këshilli Bashkiak miraton buxhetin e 2025/ Sefa: Buxheti më i madh që kemi pasur, vijojmë rrugën e transformimit me investime në çdo zonë

Këshilli Bashkiak miratoi me shumicë votash buxhetin e ri të bashkisë Lushnjë për vitin 2025 si dhe Programin Buxhetor Afat-Mesëm 2025-2027( PBA).

Buxheti i vitit 2025 është më i madhi që ka pasur ndër vite bashkia e Lushnjës. Në raport me vitin 2024, buxheti ka një rritje të konsiderueshme me 14%. Investimet publike në vitin 2025 do të jenë 28% më shumë në raport me vitin që po mbyllet.

Në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, kryebashkiakja e Lushnjës, Znj.Eriselda Sefa pasi bëri një pasqyrë të punëve publike gjatë vitit 2024 në territorin e të gjithë bashkisë, tha se treguesit financiarë të bashkisë Lushnjë janë mjaft pozitiv, pasi nuk ka debi të krijuara nga 2024, ndërsa borxhi i trashëguar nga vitet e kaluar është shumë i vogël duke e bërë bashkinë Lushnjë një nga institucionet me perfomancën më të mirë financiare në vend! Buxheti 2025 sipas Znj.Sefa synon të vijojë rrugën transformuese në të cilën është futur bashkia Lushnjë sa i takon infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

 

“Fokusi ynë është tek konsolidimi i punës bashkiake për shërbimin e pastrimit të cilin e kthyem nga privat në publik! Buxheti parashikon investime të shpërndara njëtrajtshmërisht mes Njësive Administrative, e padikustim me fokus të vazhdueshëm tek qyteti! Me rëndësi në 2025 janë investimet në mjete teknologjike që kanë në fokus rritjen e efiçencës së punës sonë në sektorin e bujqësisë (pastrimin e kanaleve dhe hapjen e rrugëve të parcelave) dhe emergjencave civile. Partnerët tanë vendas dhe të huaj (donatorë) janë garanci për projekte gjithëpërfshirëse në shërbimet sociale, ndërsa sporti, arti dhe kultura do të vazhdojnë të kenë mbështetjen e duhur” deklaroi mes të tjerash përpara kryebashkiakja Sefa e cila iu përgjigj interesimit të Këshilltareve në lidhje me prioritetet në investime për vitin 2025 të bashkisë Lushnjë si dhe ndërhyrjet që janë programuar sipas Njësive Administrative dhe Rajoneve të qytetit.

Zonja Sefa shtoi se administrata bashkiake është përpjekur të prekë vecanërisht shqetësimet dhe nevojat kryesore të evidentuara edhe përmes Konsultimeve Publike të organizuara gjatë muajit nëntor me qytetarët dhe grupet e interesit nga ana e Këshilit Bashkiak.

 

Buxheti i bashkisë Lushnjë për vitin 2025 përllogaritet të jetë pak më shumë se 1.9 miliardë lekë të reja, nga të cilat rreth 405 milionë lekë të reja janë investime, pa llogaritur edhe projektet me donatorët vendas dhe të huaj.