Zhvillimi i zonave prioritare për aplikimin “Paketa e Maleve”/ Ja kalendari i Dëgjesave Publike në 4 Njësi Administrative

Bashkia Lushnjë njofton të gjithë qytetarët, grupet e interesit, media dhe cdo palë të interesuar se në kuadër të “Zhvillimit të zonave prioritare për aplikimin “Paketa e Maleve” do të organizohen Dëgjesa Publike në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Lushnjë dhe Njësitë Administrative Kolonjë, Dushk, Karbunarë dhe Hysgjokaj të shpallura “Zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Lushnjë”.

 

Bashkia Lushnjë fton të gjitha palët të bëhen pjesë e këtyre Dëgjesave sipas kalendarit të mëposhtëm: në datën 4 maj në Njësinë Kolonjë, në 5 maj në Njësinë Dushk, në 6 maj në Njësinë Karbunarë dhe në 7 maj në Njësinë Hysgjokaj.

 

Internet “WI-FI” falas në hapësirat publike të Lushnjës/ Nis zbatimi i projektit të BE dhe qeverisë gjermane

Në Lushnjë ka nisur të zbatohet projekti “WIFI4WB” teksa qytetarët kanë akses Wi-Fi në disa zona e hapësira publike të qytetit, sikurse në sheshin përpara “Bashkia Lushnje”, përpara Muzeut deri tek “Shtepia Muze e Kongresit te Lushnjes”, si dhe sheshet përpara këtyre atraksioneve historike!

 

Iniciativa WiFi4WB është pjesë e projektit EU4Digital, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe e zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

 

WiFi4WB ofron pika aksesi (hotspots) falas të Wi-Fi publik për deri në 500 bashki në mbarë Ballkanin Perëndimor. Ajo bazohet në suksesin e programit WiFi4EU të BE-së, i cili alokoi 130 milionë euro për të krijuar rrjete publike Wi-Fi në rreth 9,000 bashki të BE-së.

 

Pikat e aksesit Wi-Fi instalohen në hapësira publike si sheshe, parqe, biblioteka, muze dhe shkolla, duke ofruar qasje falas dhe të besueshme në internet për banorët dhe vizitorët.

 

Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së lidhshmërisë në rajon, duke fuqizuar njerëzit të komunikojnë, të mësojnë dhe të punojnë online në mënyrë më efektive. Është pjesë e një plani më të gjerë për të përshpejtuar tranzicionin digjital në rajon, duke promovuar kështu integrimin e Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët Digjital të BE-së.

 

Projekti në Lushnjë do të zbatohet për tre vite me radhë, deri në prill 2029.

 

 

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë Eriselda Sefa pritet nga kryediplomati shqiptar në Zvicër, Valon Gashi: në fokus projektet mbështetëse zvicerane

Këtë të premte, në kuadër të pjesëmarrjes në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “Ilirët Jehojnë” në Lozanë, Kryetarja e Bashkisë znj.Eriselda Sefa u prit në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë nga Sekretari i Parë, z. Valon Gashi

 

Gjatë takimit u diskutua mbi projektet që Bashkia Lushnjë po zhvillon me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane, si dhe mbi mundësitë për nisma të reja bashkëpunimi me qytete dhe institucione zvicerane.

 

Znj.Sefa i shprehu mirënjohje Ambasadës për pritjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të komuniteteve dhe bashkëpunimeve ndërinstitucionale.

 

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë vlerësoi angazhimin e z.Valon Gashi dhe përfaqësuesve të Ambasadës sonë në Zvicër për të unifikuar dhe forcuar zërin e diasporës shqiptare, shoqëruar me aktivitete të shpeshta që ruajnë dhe promojnë traditat dhe kulturën e popullit tonë, elementë vërtet për t’u admiruar!

 

Qeveria zvicerane e ka mbështetur Bashkinë Lushnjë në disa projekte që kanë në fokus shërbimet sociale, përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe integrimin e komunitetit rom në shoqëri. Për tu vlerësuar edhe asistenca e projektit “Bashki të Forta” për Këshillit Bashkiak Lushnjë, për forcimin e transparencës dhe demokratizimin e këtij organi.

 

BURSAT E ARSIMIT TË MESËM PARAUNIVERSITAR PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2025 -2026/ KRITERET DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONIT

Në zbatim të, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 666 date 10.10.2019 ” Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e Arsimit Parauniversitar, si dhe format e tjera të përkujdesjes ndaj kategorive të vecanta në Institucionet Arsimore Parauniversitare Publike” të ndryshuar, me qëllim që cdo fëmijë / nxënës të mund të jetë i vlerësuar , të regjistrohet dhe të ndjekë arsimin në institucione arsimore parauniversitare publike në vitin shkollorë 2025-2026 në arritjen e qëllimit, ka planifikuar bursa për nxënësit e arsimit parauniversitarë.

 

Mbështetur në kriteret e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.666 datë10.10.2019, të ndryshuar, përfitojnë bursë:

 

1.Nxënësit, të cilët ndjekin studimet në institucionin arsimorë publikë të arsimit parauniversitarë ,mund të perfitojnë bursa dhe përfitime të tjera , të parashikuara në këtë vendim , nga buxheti vjetor i miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë përgjegjëse për arsimin profesional.

2.Nxënësit,të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profes ional në institucione arsimore publike, përfitojnë bursë brënda kuotave dhe kritereve , si më poshtë vijon :

 

2.1 Kriteri ekonomik:

a) nxënësit e arsimit parauniversitar , të cilët ndjekin procesin mësimor në largësi mbi 5Km nga vendbanimi i përheshëm i tyre , qe plotësojnë kriterin ekonomik ,sipas pasqyrës nr 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që akomodohen në konvikte publike

b)nxënësit e arsimit parauniversitar, te cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9-vjecare brënda rrezes prej 5 Km ,të cilët plotësojnë kriterin ekonomi ksipas pasqyres nr1 , dhe që akomodohen ne konvikte publike

c) nxënsit, femijë të familjeve në nevojë, që janë regjistruar në arsimin bazë ,por në pamundësi financiare , nuk ndjekin arsimin bazë.

 

2.2 Kriteri i rezultateve te arritura

Nxënësit e arsimit profesional , të cilët kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9(nënte) deri në 10 (dhjetë).

 

2.3 Kriteri joekonomik:

a) nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit,

b) nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendime gjykate të formës së prerë,

c) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe nxënësit me aftësi te kufizuara ,të vërtetuar nga komisioni mjekoligjor.

ç) nxënësit, të cilët gezojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë

d) nxënësit, femijë të personit / personave që gëzojnë statusin e invalidit

dh) nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional                                              e) nxënësit të cilët janë indentifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qënieve njërëzore dhe kanë humbur kujdestarinë prindërore,

ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit,Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm, te Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave te Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë të Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në kryje dhe për shkak të detyrës.

f) nxënëset (vajza) të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanike, elektronikë , elektronikë, punim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti , termo- hidraulikë.

g) nxënësit me një prind , kur njëri prej prindërve nuk jeton.

gj) nxënëset , të cilat regjistrohen në arsimin profesional në të gjitha drejtimet mësimore, përjashtuar ato që përfitojnë nga shkronja ”f ”, e këtij vendimi , trajtohen me 50% të bursës.

 

 

 ME RËNDËSI!

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të mësipërm do të jetë data 14/11/2025.

Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Integrimit, Politikave Sociale dhe Informimit, Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Promovimit, Rinisë dhe Turizmit, Bashkia Lushnje.