Plani i Mbarështimit të Pyjeve për Ekonominë Pyjore Gradisht–Gjenerukë/ Bashkia Lushnje zhvilloi dëgjesë publike

Në Njësinë Administrative Kolonjë u zhvillua dëgjesa publike mbi miratimin e dokumentit të Planit të Mbarështimit të Pyjeve për Ekonominë Pyjore Gradisht–Gjenerukë.

Takimi u organizua me pjesëmarrjen e banorëve të zonës dhe palëve të tjera të interesuara.

Gjatë dëgjesës u prezantua dokumenti i planit, objektivat dhe masat e parashikuara për administrimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të fondit pyjor.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, të cilat do të merren në konsideratë në procesin e miratimit të dokumentit.

 

Procesverbal dhe liste prezence

 

 

Strategjia e Zhvillimit 2026–2031/ Bashkia Lushnje zhvillon dëgjesë publike

Në bashkëpunim me Qendra Altri, “Bashkia Lushnje” zhvilloi Dëgjesë Publike me komunitetin në kuadër të hartimit të Strategjisë së Zhvillimit 2026–2031.

Gjatë takimit, qytetarët ndanë mendime dhe propozime mbi prioritetet e zhvillimit lokal, shërbimet publike, infrastrukturën, mjedisin dhe cilësinë e jetesës.

Përfshirja e komunitetit mbetet një hap i rëndësishëm në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të ardhmen e bashkisë.

 

 

Nis falja e detyrimeve vendore/ Kategoritë që përfitojnë që përfitojnë dhe afatet

NJOFTIM

 

Bashkia Lushnjë njofton të gjithë qytetarët e interesuar se me daljen e Udhëzimit të Ministrisë së Financave ka nisur zbatimi i Ligjit nr. 86/2025 për faljen dhe lehtësimin e detyrimeve edhe të taksave dhe tarifave vendore.

 

Bashkia e Lushnjës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave vendore njofton qytetarët pronarë të njësive tregtare dhe bizneset, që rezultojnë debitorë për detyrimet vendore se mund të përfitojnë nga fshirja e plotë ose e pjesshme e detyrimeve, si dhe nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, sipas periudhës së krijimit të tyre.

 

Sipas përcaktimeve të ligjit, detyrimet që i përkasin periudhës deri më 31 Dhjetor 2014 fshihen plotësisht, pa kryer asnjë pagesë dhe pa pasur nevojë për asnjë veprim nga ana e taksapaguesit vendor.

Për detyrimet e periudhës 1 Janar 2015 – 31 Dhjetor 2019, parashikohen dy alternativa për përfitim:

  • pagesa e 50% të principalit deri më 30 Qershor 2026, me faljen e pjesës tjetër,
  • ose pagesa e 75% të principalit deri më 31 Dhjetor 2026, me faljen e pjesës së mbetur.

Në të dy rastet falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.

 

Gjithashtu, në rastet kur principali është paguar më herët dhe kanë mbetur vetëm gjoba apo kamatëvonesa, edhe këto detyrime falen.

 

Për detyrimet e krijuara në periudhën 1 Janar 2020 – 31 Dhjetor 2024 kërkohet pagesa e plotë e principalit deri më 31 Dhjetor 2026.

 

Pas kryerjes së pagesës, falen gjobat dhe kamatëvonesat.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që, gjatë kryerjes së pagesës, të specifikojnë me patjetër në përshkrim se pagesa po realizohet në bazë të ligjit të faljes.

 

Për çdo paqartësi ose informacion të mëtejshëm, taksapaguesit lushnjarë mund të shkruajnë në adresën elektronike info@bashkialushnje.gov.al ose të paraqiten pranë sporteleve fizike të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore pranë bashkisë Lushnjë.

 

Nga kjo falje përjashtohen subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetim penal për vepra në fushën tatimore dhe doganore.

 

“Paketa e maleve”/ Bashkia Lushnje zhvillon dëgjesat publike në zonat prioritare

Bashkia Lushnje në kuadër të “Zhvillimit të zonave prioritare për aplikimin “Paketa e Maleve” do të organizohen Dëgjesa Publike në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Lushnjë dhe Njësitë Administrative Kolonjë, Dushk, Karbunarë dhe Hysgjokaj të shpallura “Zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Lushnjë”.

 

Në dëgjesë morën pjesë banorët e zonës, grupet e interesit dhe këshilltarët e Këshillit Bashkiak Lushnje, ku u njohën me zonat prioritare të miratuara.