Rruga e Thanasaj, në Njësinë Administrative Dushk është rehabilituar totalisht. Aksi rrugor që ishte kthyer në një gangrene të vërtete infrastrukturore dhe burim largimi i familjeve nga kjo zonë, tanimë është rregulluar i gjithi falë një projekti të mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Investimi rreth 4.1 kilometër për hapjen, sistemimin dhe shtrimin me asfalt, nis nga Qafa e Sokolit dhe përfundon në fund të fshatit Thanasaj, në kufi me bashkinë e Peqinit. Ky është një segment i rëndësishëm që jo vetëm ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së qindra familjeve, i jep atyre më shumë mundësi për zhvillim ekonomik, shton mundësitë për të investuar në një zonë ideale për Agroturizëm, por gjithashtu lidh dy bashki me një rrugë me standarte të mira. Rrugë të tilla me impakt të madh zhvillimor dhe në jeten e komuniteteve kanë qënë dhe mbeten prioritete të punës për bashkinë Lushnjë, e cila ka gjetur tek FSHZH dhe qeveria shqiptar, partnere të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës publike.





