Rehabilitimi i Përroit të Lushnjës ecën me ritme të kënaqshme, deri tani janë kryer 35% e punimeve

Puna për rehabilitimin total të Përroit të Lushnjës po ecën me ritme të kënaqshme. Projekti më i rëndësishëm infrastrukturor në Lushnjë deri më tani është zbatuar në masën 35% të ndërhyrjes totale.

 

Gjatë këtyre muajve është punuar në shtratin e përroit me gjatësi 1100 ml  dhe paralelisht në dy segmentet rrugore që shoqerojnë këtë gjatësi , në rrugët “Lasgush Poradeci”  dhe “Harun Sefa”.

 

Në pjesën e përroit është bërë pastrimi i tij dhe krijimi i seksionit të betonuar. Ndërsa tek dy segmentet rrugore  janë kryer punime prishje mure rrethuese dhe ndërtim i tyre, punime infrastrukture dhe punime për krijimin e shtratit të rrugës sipas projektit.

 

Projekti për rehabilitimin e përroit veç pjesës teknike përfshinë edhe ndërtim trotuari, korsi biçiklete nga një anë, ndërtimi i dy urave me konstruksion metalik si dhe dy rrugëve paralel me përroin.

 

Ky investim do të ketë një impakt direkt në cilësinë e jetës së mijëra banorëve që jetojnë në lagjet përreth përrorit, por edhe më tej të të gjithë qytetit sepse mund të përdoret si hapësire rekreative nga të gjithë qytetarët.

 

 

Lushnjë/Bashkia dhe agjencitë ligjzbatuese sensibilizim publik për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Parandalimi, konstatimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, ishin në fokus të takimit të zhvilluar mes perfaqesuesve te Bashkise Lushnje dhe atyre të agjencive ligjzbatuese në ambjentet e Muzeut Historik.

 

Në këtë takim morën pjesë Kryetarja e Bashkisë Lushnjë znj. Eriselda Sefa, një përfaqësues i Prokurorisë Lushnjë, Zëvëndësdrejtori për Rendin dhe Policimin në Komunitet Drejtues Besnik Kongjonaj, Shefi i Komisariatit të Policisë Lushnjë Komisar Agim Basha, shefat e seksioneve për Hetimin e Krimeve dhe ai i Policimit në Komunitet, kryetarët e njësive administrative, kryetarët e fshatrave, inspektorë të pyjeve, punonjës të OSHEE-së, inspektorë të mbrojtjes së territorit, përfaqësues nga shërbimi zjarrfikës, si dhe banorë të rrethit.

 

Pjesëmarrësit diskutuan mbi detyrat dhe përgjegjësitë e gjithsecilit, për parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie, si dhe vunë theksin te bashkëpunimi i ngushtë dhe te marrëdhënia e besimit që duhet të promovohet në raport me qytetarët, me qëllim reagimin e menjëhershëm të strukturave përgjegjëse.

 

 

Skema e Mbështetjes në Bujqësi/ Ja ku mund të aplikoni deri në 11 prill dhe dokumentat e nevojshme

Të nderuar FERMERË, aplikoni në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2023!

Përfitues për masat mbështetëse mund të jenë fermerë individual, grup fermerësh, persona fizik dhe juridik, Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor dhe Grupet Vendore të Veprimit.

 

Për masat direkte aplikimi bëhet online me zero dokumenta përmes portalit e-Albania:

 

Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar ( gjedhë).

Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar ( dele, dhi).

Bletaria

Fara, fidanë dhe inpute të tjera.

Fermat organike, Certifikimi Global Gap.

Rinovimi i infrastrukturës së anijeve të peshkimit.

Mbështetje për ndërtimin e tregjeve bujqësore.

Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

Gjithashtu mund të drejtoheni edhe tek sportelet e AREB, Agropika por edhe në zyrat e të gjitha Njësive Administrative të Bashkisë Lushnjë.

 

Dokumentat me të cilat çdo fermerë duhet të jetë i pajisur:

1- NIPT fermeri (Aktiv)

2- ID (kartë identiteti) /Pasaportë

3 -AMTP e tokës ose (certifikatë+harta treguese+kartela)

4- Adresë portali e-Albania.

Aplikimet fillojnë nga data 20 Mars deri më 11 Prill 2023.

Për çdo informacion të nevojshëm vizitoni : https://azhbr.gov.al/

Rikualifikohen fasadat e pallateve në Lushnjë, nis puna në lagjen “Loni Dhamo”

Nis puna për rikualifikimin e fasadës së pallatave në bllokun e banimit të lagjes “Loni Dhamo” në Lushnjë.
 
Investimi i qeverisë shqiptare përmes Fondit Shqiptarë të Zhvillimit synon të rehabilitoje totalisht pjesën e jashtme të një numri të konsiderueshëm pallatesh brenda pak muajsh! Qindra familje do të jenë përfituese nga ky projekt që synon të përmirësoje ndjeshëm imazhin e krejt zonës, duke rritur edhe vlerën e pronave!