110-vjetori i shkollës së Bubullimës; kryebashkiakja Eriselda Sefa e vlerëson me “Certifikatë Mirënjohje”

Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa mori pjesë në aktivitetin festiv me rastin e 110-vjetorit të hapjes së shkollës “Dhimitër Mino” në Bubullimë, një nga institucionet arsimore më të vjetra, por edhe ndër më cilësoret në territorin e Lushnjës!

Kryebashkiakja Sefa shprehu vlerësim të madh për çdo arsimtar që ka punuar dhe punon në këtë shkollë me përkushtim dhe profesionalizëm, duke e vlerësuar në emër të Bashkisë Lushnjë, këtë institucion me “Certifikatë Mirënjohje” edhe për numrin e lartë të nxënësve ekselentë që përgatit vit pas viti!

Shkolla “Dhimitër Mino”, Krenari !

 

 

 

 

SHPALLJE PUBLIKE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, dhe ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore ” neni 64.
Bashkia Lushnje shpall konkurimin për vende të lira pune në këtë pozicion: 1. Specialist / Inxhinier Ndërtimi